Katër persona kanë humbur jetën në vendin Skrabatno, tek fshati Leskoec, në afërsi të Ohrit, kur rreth orës 12:50, aeroplani i vogël për udhëtarë i tipit "Cesna" me targa Z-3 DSV, me te cilin janë transportuar, është përplasur me një automobil të parkuar zastavë 750, gjatë tentimit që të fluturojë ulët mbi vendin ku është mbajtur tubimi kishtaro-popullor me rastin e festës Shën Mëria.
Sipas dëshmitarëve okularë, të vdekurit janë udhëtarë të aeroplanit. Në automobilin në të cilin është përplasur fluturakja ka qenë një fëmijë, i cili nuk është lënduar. Jozyrtarisht, është lënduar një grua e cila ka qenë afër automobilit.
MPB-ja e konfirmoi fatkeqësinë. Rastin e kanë denoncuar në polici dëshmitarë okularë nga fshati të cilët kanë marrë pjesë në tubimi kishtaro-popullor. /mia/
Shikime: 209
Komente (1)

Shto koment





ajan shkije?mirr ekan