Zbavitu.Com - Portal Shqip, Muzik, Humor, Argetim, Lojra, Humor, Lajme, Video Te gjitha ne nje vend

Thursday
Nov 20th
Text size
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home Bota & Rajoni Bota & Rajoni Kriza në SHBA, po turbullon keq Europën

Kriza në SHBA, po turbullon keq Europën

Kriza ne SHBAKontinenti i Evropës është nisur drejt një recesioni më të thellë se Shtetet e Bashkuara për shkak të mungesës që ka në fleksibilitet për të reaguar në raport me përkeqësimin e situatës ekonomike, thonë disa ndërmarrës dhe strategë të njohur.

Njerëzit e biznesit evropian janë të shqetësuar se edhe pse kriza financiare origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara, Evropa do të jetë ajo që do të vuajë më shumë. Janë të shumt ata që i janë bashkuar investitorëve në thirrjet për Bankën Qendrore Evropiane për të hequr dorë nga angazhimet e saj vetëm në inflacion dhe për t’u përqendruar më shumë në përpjekjet për të shmangur recesionin. Carmen Riu, një nga udhëheqësit e grupit kryesor turistik në Spanjë, “Riu Hotels & Resorts” thotë: “Fundi i krizës do të jetë më i lehtë në Shtetet e Bashkuara sesa në Evropë. Në SHBA janë më energjikë në këtë drejtim, ndërkaq Evropa përfundimisht është më e ngrirë”.
Ndërmarrësit dhe strategët janë të shqetësuar se Evropa nuk i ka shfrytëzuar kohët e mira në vitet e kaluara për të çuar përpara reformat aq të nevojshme në fushat sikurse është fleksibiliteti në fuqinë punëtore. Kompani të tëra përgjatë Evropës janë duke u përpjekur ta ringjallin vetveten duke shuar vende pune, prodhim dhe rekrutim.

Kjo ndodh në kohën kur zhvillimi në Evropë ka rënë, megjithë stabilitetin që është shënuar në çerekun e parë, gjë që ka nxitur analistët të mendojnë se disa ekonomi evropiane tashmë janë në prag të recesionit.
Një strateg i lartë pranon se fokusi i Bankës Qendrore Evropiane mbi inflacionin e zbeh çdo prospekt për rritjen ekonomike të kontinentit. “Banka Qendrore Evropiane duhet të fokusohet në inflacion për një gamë të gjerë arsyesh politike dhe historike. Kjo nënkupton – me gjithë faktin se tingëllon ironike – se ekonomia amerikane do të shpëtojë më lehtë se ne nga e gjithë kjo krizë. Fleksibiliteti i madh në SHBA në krahasim më Evropën e bën një gjë të këtillë dhe më të mundshme”, thotë ai.

Shumë kompani evropiane kanë arkëtuar zhvillimin e tyre nga tregjet në lindje, si Rusia dhe Kina, duke bërë përpjekje të kompensojnë dobësitë e tyre në Evropë. “Mendoj se kohët janë të vështira, pavarësisht nga fakti se sa ndërkombëtar mund të jesh. Askush në fakt nuk e di se çfarë do të ndodhë. Por, nëse do të vësh bast, mendoj se nuk duhet të zgjedhësh Evropën përballë Shteteve të Bashkuara”, thotë një udhëheqës i një kompanie të madhe gjermane.

Titulli në origjinal “Frika nga recesioni i thellë në Evropë”. Përkthimi, nga sajti i radios amerikane Europa e Lirë

Nga "Financial Times"
Shikime: 100
Komente (1)Add Comment
...
shkruar nga miloti, 12 October, 2008
proud too live ine united states

Shto koment
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
smile
wink
laugh
grin
angry
sad
shocked
cool
tongue
kiss
cry
zvoglo | zmadho

busy
 

Foto Lajm

Miss Kosova, Zana Krasniqi dhe Miss Serbia, Bojana Boric, pozojnë së bashku gjatë një interviste për agjencinë Associated Press, në Nha Trang të Vietnamit. Krasniqi dhe Boric do të jenë pjesë e garës së 57-të me radhë të bukurisë, Miss Universe, që do të mbahet në Nha Trang të Vietnamit, më 14 korrik.
Miss Kosova, Zana Krasniqi dhe Miss Serbia, Bojana Boric, pozojnë së bashku gjatë një interviste për agjencinë Associated Press, në Nha Trang të Vietnamit. Krasniqi dhe Boric do të jenë pjesë e garës së 57-të me radhë të bukurisë, Miss Universe, që do të mbahet në Nha Trang të Vietnamit, më 14 korrik.

Reklama

 

Mihrie Braha, seksi dhe pa Breg

Ajo ka interpretuar kenge nga repertori i saj, dhe eshte pelqyer pasi dihet qe kengetaret ...

 

Zbulohet i dashuri i Rozana Radit

Rozana Radi ka bërë bumin e rradhës me këngën “Fly” jo vetëm se kënga ishte shu...

 

Tuna E vërteta e ndarjes sime nga Merti Asllani

Arsyeja pse mori fund lidhja e bujshme e këngëtares maqedonase Altuna Sejdiu me Mertin, ...

 

Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme në Ulqin

Pas përflitjeve për një zhdukje të dytë të Adelina Ismajlit nga skena dhe kënga, nj...

 

Blero: E kaloj jetën në trend

Këngëtari Blero vazhdon të jetë një nga këngëtarët e shumëkërkuar në skenën mu...

Who's Online

We have 34 guests online

E-mail Falas 5GB + MSN @zbavitu.com