Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) për sivjet paralajmëroi zhvillim më të ngadalësuar ekonomik në Evropë dhe Japoni. Kjo organizatë konsideron se kjo paraqet edhe një shenjë se kriza globale ekonomike është më gjithpërfshirëse lidhur me parashikimet e përparshme.
OECD në kumtesën, thekson se sivjet ekonomia e 15 shteteve në evro-zonën do të realizojnë zhvillim prej vetëm 1.2 për qind, në vend të parashikimeve të përparshme prej 1.7 për qind. Zhvillimi i njëjtë parashihet edhe për bruto prodhimin e brendshëm japonez, që sipas parashikimeve paraprake të OECD-së, duhej të arrinte 1.7 për qind. Nga ana tjetër, si duket ekonomia amerikane është më e fuqishme se sa që mendohej meqë pritet në vitin 2008 ekonomia të rritet për 1.6 për qind krahasuar me parashimin paraprak prej 1.2 për qind.
“Kriza në tregun financiar dhe hipotekar, si dhe çmimet e larta të lëndëve të para, edhe më tej kërcënojnë zhvillimin ekonomik botëror", theksohet në kumtesën e OECD-së.
Shtetet e G-7 (Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, SHBA-të, Kanadaja dhe Japonia) në përgjithsi, do të vazhdojnë të kalojnë nëpër "fazën e aktiviteteve të dobëta deri në fund të vitit", parashikon kjo organizatë, duke analizuar perspektivat ekonomike të shteteve. /Makfaks/
Shikime: 97
Komente (0)

Shto koment




