Në Tetovë në mënyrë solemne u hap panairi i 8-të me radhë i librit. Në Qendrën e kulturës "Iljo Antevski -Smok" prej sot, e deri të dielën, rreth 30 botues promovojnë 4.000 deri 5.000 tituj të rinj, prej të cilëve numri më i madh janë në gjuhën shqipe.Panairin e hapi zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, i cili manifestimin e quajti festë të librit jo vetëm për tetovarët, por edhe për të gjithë banorët nga rajoni, për shkak se siç tha, ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë t'i përparojnë njohuritë e tyre. Kryetari i Shoqatës së botuesve në gjuhën shqipe nga Maqedonia Ramadan Ramadani tha se në panairin e këtij viti do të prezantohen tetë botues nga Shqipëria, pesë nga Kosova dhe 17 nga Maqedonia.
"Secili botues do të prezantohet me nga 100 deri 200 tituj, kurse më tepër do të jetë prezent letërsia universitare dhe e shkollës së mesme, por do të ketë edhe beletristikë, romane e tjera", tha Ramadani.
Në panairin promovohen edhe disa libra në gjuhën maqedonase, kurse mes tyre është edhe përkthimi i librit të shejntë, Kuranit. /mia/
Shikime: 119
Komente (2)

Shto koment




