
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga
Hėna
Besoj se gjeja me e pavlere e kesaj bote eshte te mos kesh fuqi te besh ato e'ka deshiron te besh brenda kohes qe fati te ka lene per te jetuar ndersa je i ri. Ose tjetersoj, te kesh fuqi per te shnderuar boten dhe bota te mos jape asnje te vetme mundesi qe te realizosh kete deshire. Perngjane e gjithe kjo metode te menduari dhe vepruari me nje monedhe me dy faqe, te cilen sido qe t'ja zgjasesh kamarjerit ne cilendo prej tyre qendron e njejta vlere monetare, qe si perfundim e redukton naten ne nje gotez te dashur me alkool qe per mijra vjete, ne miliona te ndryshme jete, ka shoqeruar njerezimin gjithmone ne pritje te mengjesit te nje dite te re.
Trupin e ndieja tmersisht te lodhur nga puna fizike e dites qe shkoi. Truri i lodhur ne udhetimin e vet te akullt drejt kesaj hapesire te pakuptimte shpesh here me hidhte ne keto momente prehje ne pragun e nje humnere absurde, boshe dhe vetmitare te ekzistences sime te ngujuar perpara nje gote konjak "Skenderbej", ne qytetin e studenteve, duke soditur i qete natyren paqesore njesoj te pakuptimte te yjeve qe qendronin te palevizshem permbi kodrat e Saukut. Dhe kjo po ndodhte pikerisht nje nate perpara mengjesit te pergjigjes se analizave te mia mjeksore...
Papritur, perball meje u shfaq zonjusha G. me te cilen na lidhte prej nje kohe te gjate nje miqesi e forte ne linja te padukshme pjese e se ciles ishte nje i trete shok i yni nga po i njejti qytet, me te cilin i kisha lene dy jave me pare te flinin bashke ne dhomen time. Diten e pare perfundova perjashta per ti lene vetem dhe e shtyva naten mbi thaset me miell te furrit te bukes ku edhe isha i punesuar per te perballuar jetesen e shtrenjte te kryeqytetit. Ne te dyten dite nuk m'u dha kjo mundesi ndaj dhe isha i detyruar qe per gjate gjithe nates te qendroj ne dhome me ta. Pime nje shishe konjak perjashta ne nje barake buze Lanes nga hapesira e parkut ku dukej Piramida e famshme. Me tej pa rene ne sy perfunduam naten vone ne dhomen time ne qytetezen e studenteve ku te uritur ndame se bashku disa kuti konservash qe bleme gjate rruges si dhe vazhduam me tej te pinim nga gryka e se njejtes shishe raki qe me kishte ngelur aty prej kohesh. E ndersa thithja nga e njejta cigare me G. nuk rreshtnim te tregonim histori te ndyra per te qeshur qe ja ngriten se tepermi harmonine te gjithe mesnates. Shpesh here duke qeshur ajo me hidhte duart ne gjoks. Pa te keq i qelloja nga bythet duke e bere te me kunderpergjigjej me jastek fytyres ndersa miku im vazhdonte gjithmone e me egersisht t'i meshonte grykes se shishes se rakis. Ishin ditet e tij te fundit ne Shqiperi. Dite me vone do te nisej per ne Amerike. Kishte trup gjigand dhe ishte tip sportiv. I pelqente shoqeria me mua dhe ishim te pandare qe prej viteve te gjimnazit. Nje moment dhe papritur ne qetesine e krijuar u degjua zeri i tij i forte pa pike ndroje duke thene :
- Hej, pse nuk e provoni nje here te dy e! Mund te jete kombinim i bukur !
Permes heshtjes se krijuar u duk si nje bombe pesha e fjaleve te tij. Serioz veshtroja here ate dhe here fytyren e G. Nuk kishte asnje dyshim qe ajo ishte e dehur dhe largimi i tij per disa dite me vone e lekunde me teper ne pasiguri. Megjithese prej kohesh e dija qe ai nuk kishte asgje serioze ne raport me te perseri i bindur per momentin thash :
- Jo !
Nje grime me tej ne mes tyre plasi nje e qeshur nga serioziteti i fjaleve te mia qe me beri te skuqem ne majat e vesheve e me tej te qesh edhe une vet me ta si naiv pa kuptuar asgje se e'po ndodhte. Mbas mesnate ndersa me drita te shuara po pija nje te fundit cigare i vetem perjashta ne ballkon, nga brenda dhomes poshte kuvertes se shtratit degjohej gjithmone e me forte zeri i mbytur epshor i zonjushes G. qe me beri per dy here radhazi te mastruboj nen driten e henes se asaj nate te stergjatur qe s'kishte te mbaruar...
... - Hej G. ! - i thira me doren ne ajer. Kisha mese dhjete dite qe s'e kisha pare qe prej kohes kur miku yne ishte larguar.
- Sandri, po ku je i dashur, nga ke humbur keshtu e! - foli prej se largu duke u afruar me ate hapin e saj te shpejte prej njeriu te levizshem. Ishte e shkurter me nje trup feminor, mrekullisht elegante dhe e lehte. Kembe te holla dhe bythka qe mund ti perfshije me nje pellembe te vetme te dores.
- Si je e Merzitesh nga pak e - i fola plot emocion duke i shternguar gishtat e ftohte.
- Nga pake, ti si je e - pyeti ajo ndersa ne cepin e buzeve te mia u ngjit nje puthje fare e lehte e papritur qe me hutoi.
Nga qe nuk dija e'te thosha i perhumbur gjithashtu nga meditimi i pak me parshem si dhe nga kujtimi i atyre dy neteve te perbashketa thash pa te keq :
- Nuk te duket kjo nate dhe ky qiell me hene te plote e yje te palevizshem nga netet e pakta me te bukura qe rrallehere jetojme e!
Ajo e habitur ngriti koken duke veshtruar yjet e asaj nate mbi Sauk dhe si nuk konstatoi asgje te veeante me syte e ngulur drejt e tek une pyeti :
- Dieka te veeante ti e ke kete nate qe po pi, eshte keshtu apo jo e!
- Asgje - thashe duke ju shmangur syve te saj - asgje e veeante thjesht me pihet. Nuk ka asgje me interesante kete nate. Do te me shoqerosh apo jo e!
Per te dyten here veshtrimet tona u kryqezuan dhe kete here akoma dhe me forte. Perngjante e gjithe kjo skene me ate veshtrimin ngadhenjimtar te gladiatorit dhe bishes ne arene ndersa syte e tyre kryqezohen plot nerv. Por nuk kisha shume kohe per kete dy luftim veshtrimesh. Plot nerv energjikisht ajo ngriti grushtin me dy gishtat e hapur ne ajer duke thirur drejt kamarjerit :
- Dy konjak te lutem !
- Oh, jo kenaqesia eshte e imja - thashe duke ja ulur doren poshte tavoline
- Ti do qe te qendroj apo jo e - foli ajo - Atehere une do ti paguaj gotat e para me tej ne qafe pae veten le ta marre ferra uraten !
Biseda e pare mbas gjithe kesaj kohe ishte e perqendruar vetem rreth mikut tone te sapo larguar si dhe fundit te lidhjes se tyre. Gjith kohes me thosh se ndihej e vetme. Sharje te ndyra dilnin prej gojes se saj neper ere per kete vend, situate ekonomike dhe qeveri muti qe fati na kishte vene si pjese per te pertypur. E ashtu me copeza bisedash neper dhembe e copeza yjesh enderimtare mbi koke pa e kuptuar i kishim dhene fund gotave te para.
- Ku do te shkojme se nuk po me pelqen me ky vend - ishte e para ajo qe e theu situaten.
Momente te tilla i mungonin jetes sime ndaj dhe pa e humbur rastin duke hedhur doren miqesisht ne qafen e saj te holle si te nje mjellme e terhoqa ne rrjedhen e nates. Nuk kishte asnje rendesi se ku veese larg prej aty. E admiroja se tepermi per eiltersine dhe shoqerine qe te jepte si nje djalosh eamarok ne pije dhe bisedat i kishte te zhveshura nga levozhga e edukates dhe hipokrizise. Per me teper ishte nder te parat vajza te qytetit tim qe i kishte kthyer bythen te shkuares dhe jetonte te tashmen ashtu si i vinte duke e pare realitetin drejt e ne sy.
Zbritem poshte qytetit te studenteve ku ne nje barake, ndersa pinim cigare dhe konjak, fillova te zbuloj pjese te erreta te se shkuares se saj te cilat nuk i dija me pare.
Filloi te me tregonte se si ne moshen katermbedhjete vjeeare e kishte perdhunuar per te paren here nje horr i njohur i qytetit tone. Me tej perseri. Perseri gjersa e kishte bere dashnoren e vet. Dhe nje dite gjitheka kishte marre fund pa pritur pasi ai kishte rrene ne burg. Se dyti ishte dashuruar me piktorin me te mire te qytetit per te cilin duke qeshur me thoshte se dyshonte ne pasivitetin e tij gjithe ate kohe. Ne fakt isha e bindur se ai kishte qene pederast ne te njejten kohe, thosh ajo. E ndersa me tregonte gjithfaresoj historish te euditeshme strukej gjithmone e me prane meje. I treti, pasi piktori kishte perfunduar ne France, kishte qene nje ish oficer sigurimi i ardhur nga kryeqyteti te cilit i pelqente ta lidhte dhe rrihte me rripin e pantallonave perpara se te benin dashuri. Keshtu per te gjitha keto vite nuk kishte ndier me per asnje mashkull tjeter ne bote pervee mikut tone te perbashket qe me ikjen e vet e kishte rikthyer ne erresiren e vetmise. Une nuk flisja. Nuk doja te flisja per veten time sot. Per me teper kete nate. Ndihesha i urritur si nje kafshe e ndyre. I pire. Kisha ftohte. Duke e terhequr per krahu zonjushen G. dolem jashte lokalit dhe nen erresiren e nates ndieva te plote gojen e saj te ngrohte brenda gojes time. E mbeshteta fort pas nje muri te atyshem dhe ishte pothuaj i paevitueshem instiktivisht gishti i madh i dores time ne rrugen poshte te mbathurave te saj. Gjitheka filloi te shkrinte dhe behej nje me naten dhe pa e kuptuar veten e gjetem duke ecur drejt qendres se Tiranes ku perball u shfaq perseri madherisht absurde Piramida e famshme. As vet nuk e dija se e'kerkoja me tej kete nate. E per dreq veten me trupin e ndezur flake kesaj here e kapa ne te paren barake qe na doli perpara duke pire bire si shkerdhat, si duket per te shuar imazhin e gjithekaje qe here vinte i qarte dhe here i tjetersuar perpara meje njesoj si dy faqesia e asaj monedhes per te cilen ju fola ne fillim. Isha vetem nje hap larg te vertetes dhe nje piramide e tere me ndante prej saj. Ndaj dhe se bashku me zonjushen G. duke kerkuar rrugen e kthimit u gjendem perball Piramides se fameshme nuk me ngelej gje tjeter veese me veshtrimin larte kokefort ne kete kaprieio timen, ti them me bindje :
- Atje, atje lart ! Nese eshte e thene te bejme dashuri sonte te dy atehere atje, atje larte. Eja, eja te ngjitemi atje ! - thash, duke mos i lene kohe per medyshje.
Ishte ora nje pas mesnate. Si dy te emendur kembezbathur qe te mos rreshqisnim u ngjitem ne faqen e saj te djathte gjer ne maje prej ku kryeqyteti me dritat dhe yjet mbi krye dukej me i bukur si asnjeher tjeter me pare. Dhe nuk kishte me asgje rendesi ne kete nate. Dhe nuk kishte nate me te bukur se kjo. Nuk kisha perjetuar asnjehere te tille pervoje jetesore. Ndersa perpara meje per te paren here, egersisht i beja dashuri zonjushes G. dhe e gjithe mesnata e kryeqytetit shtrihej ngadhnjimtare perpara meje me henen e plote mbi krye. Nuk e di se nga me erdhi ajo ide e emendur ti uleras si nje ujk henes ndersa beja dashuri.
- Uuuuuuuuuuuuuu !
- Ej, mos u emende e! Mbylle gojen ! - therriste qortueshem ajo.
- Uuuuuuuuuuuuuu ! - vazhdoja une duke ndier tmersisht nje ndjenje absolute lirie ne shpirt qe me bente te ndihesha i perjetshem kete nate.
Ulerimat e mija kafsherore u perzien me epshin e saj duke me rikujtuar orgazmen e asaj nate ne ballkon dhe vetveten e ndieva kafsherisht te eliruar mbas efektit te saj.
I rikthyer ne nje qenie humane duke pire nje cigare pas dashurise vetveten e ndieja mrekullisht mire ndersa e shterngoja G. ne gjoksin tim. Nuk na mbetej gje tjeter veese te zbrisnim rreshqiteshem prej aty dhe t'i jepnim fund kesaj historie te saposhkruar qe askush nuk do ta besonte.
E ndersa ngjiteshim ne erresire rruges se Elbasanit per ne qytetin e studenteve po perpiqesha t'i mbushja mendjen qe te shkonte ne dhomen e saj, por ajo me kundershtonte e vendosur se nuk donte gje tjeter kete nate veese te flinte me mua ne pjesen e mbetur te oreve te mengjesit. Fliste dhe nuk pushonte :
- Ti bastard i ndyre, ti ndihesh i kenaqur tashme qe se fundi me shtire ne dore, ndihesh si nje ujk qe e ka shuar urine me mish e gjak te njome.
Ajo vazhdonte te fliste me kembet qe i terhiqte zvarre ndersa duke e terhequr per krahu nuk i ktheja pergjigje.
- Uuuuuuuuuuuu ! - ulrinte ajo ndersa me pellembe te dores mundohesha t'i zija gojen.
- Me thuaj Sandri qe kete ke dashur qe ne fillim qe me ke njohur dhe e ke tradhetuar kushedi se sa here shokun tend me te mire ne ate mendjen tende te ndyre.
- Gjalle ne kete bote asnjihere se kam menduar - genjeva per nje east i pasigurt edhe vete. Ajo e ekzaltuar ne fytyre shprtheu nje moment :
- Degjome ! Neser ne mengjes dikush do te me prezantoj me nje inxhinjier italian me te cilin kam besim dhe bindje se do te martohem dhe do te iki dhe zhdukem prej ketu, kupton ! Ndaj eshte e pa nevojshme qe te me genjesh sonte. I kam pare syte e tu dhe i njoh ato ndaj te pakten sot me thuaj se me ke deshiruar ne mendje gjithe kete kohe bastarde. Ndaj dhe jam sot me ty.
- Po te kam deshiruar gjithe kete kohe ! - thash i prere
- Me thuaj qe je nje kafsh e ndyre e uritur kete nate e!
- Po !
- Me thuaj keshtu si je i dehur dhe pak me pare i zhveshur atje ne maje se je njeriu me karakterin me te vertete qe kam njohur gjer me sot e!
- Po, po, po !
Perball konviktit porten e gjetem te mbyllur sepse kishte kaluar mesnata. U detyrova te futesha fshehurazi nga dritarja ne krahe dhe ndersa po terhiqja zonjushen G. brenda getat e saj u kapen ne nje nga kangjellat duke ja grisur dhe lene si peshqesh aty. Te qeshura te papermbajtura na shoqeruan gjer ne dhome ku vazhduam me tej te vetekenaqur te benim dashuri gjer ne oret e para te mengjezit. Neper gjum degjoja zerin e saj tek lutej akoma me teper per dashuri duke me lepire veshin por ishte shume vone dhe gjitheka besoj se ishte tejkaluar per kete nate. Nen flatrat e endrave shihja tashme fare qarte te shkuaren idiote te edo dite te humbur ne veeanti. Te tashmen e pergjumur. Dhe atje tej ne te ardhmen, zonjushen G. perkrah bashkeshortit te saj italian, e lumtur ne pamje te jashteme, me endra te humbura, ne kerkim te endrave te reja ne supermarket ne perendim , ne rruget e Milanos te mbushura plot vezullim. Mikun tone te perbashket ne Ameriken e larget teksa per dhjetra vite te ardheshme ne nje gote whisky mbyste vetmine e diteve ne vazhdim. E ndersa veshtrimin e ndala mbi te ardhmen time kuptova se nen flatrat e endrave isha vene tashme ne pritje se e'do te me sillte mengjesi i nje dite te re e
Do te doja qe te flija vone gjer ne mesdite por nuk ishte e thene. Nervoz vetveten e kapa te rizgjuar nga ngritja e menjehershme dhe e turbullt e saj duke me thene :
- O Zot i madh jam bere vone. Ika. Jam vone ne takimin me ate italianin. Te shoh se edo behet. - tha dhe duke veshur te mbathurat e veta me geta te shqyera, gjysem e kthielluar plot turp e drejtuar drejt deres me dha te kuptoja se ky ishte fundi. Nje fund pa lavdi i nje nate te pabesueshme pa kthim por gjithsesi vertetesisht te rralle si asnjehere me pare. Ndaj si te tille e vendosa diku mes te shkuares duke mos patur as kohe, as brerje ndergjegje, as edhe pikepyetje "perse e" dhe "si keshtu e". Per me teper nuk dua as edhe ta komentoj ate. Dhe e dini persee Sepse thone shpesh te moteshmit "dite e re, kismet i ri" dhe kjo absolutisht vlen per edo mengjes te edo dite te re me perjashtim te njeres. Dites kur t'i ndahesh nga kjo bote. Dites kur nuk ke me kohe as te blesh dhe as te shesesh emimin e te vertetes mbi vetveten.