+ Pėrgjigju Temės
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4

Tema: Pjeter Budi

  1. #1
    Moderator Avatari i Etnik
    Antarėsuar
    Mar 2009
    Postime
    2,396

    Gabim Pjeter Budi

    Pjetėr Budi

    Pjetėr Budi (1566-1622) - prift, shkrimtar shqiptar nga Mati, Shqipėri

    Pjetėr Budi lindi nė Guri i Bardhė, Mati. Deri nė moshėn 21-vjeēare mendohet se ka qėndruar nė fshatin e lindjes. Mė pas dorėzohet prift dhe nė vitin 1587 emėrohet famullitar nė Kosovė. Mė vonė shėrben pėr rreth 17 vjet si zėvendės i pėrgjithshėm pėr dioqezat katolike tė Sėrbisė. . Nė njė letėr tė shkruar nė shqip ai ankohet pėr varfėrinė dhe misdijeninė e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij qė kėtu nuk ekzistojnė shkolla shqipe. Mė pas vendoset nė Romė.

    Kthehet pėrsėri nė Shqipėri ku emėrohet peshkop i Sapės dhe i Sardės. Ai kėmbėngulte qė ceremonitė fetare tė zhvilloheshin nė gjuhėn shqipe. Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim. Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Nė dhjetor 1622 mbytet duke kaluar lumin Drin. Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale.

    Gjatė jetės sė tij Pjetėr Budi u angazhua pėr dėbimin e perandoris osmane nga Ballkani dhe nė tė njėjten kohė punojė dhe botojė njė sėrė veprash fetare nė gjuhėn shqipe. Pėrktheu dhe botoi disa vepra fetare. Autor i parė i njohur deri mė tani i prozės nė gjuhen shqipe. Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė. Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare. Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė. Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė. Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve. Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale. Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare. Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė„ e "leterotetė„ (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė...

    Proza e Budit dėshmon jo vetėm pėr idetė pėrparimtare, por edhe pėr aftėsitė e tij letrare. Edhe pse nė tė ndihet ndikimi i leteraturės kishtare latine, ai ėshtė munduar t'i japė gjuhės shqipe njė shprehje e formė tė bukur, duke shfrytėzuar pasurinė e gjuhės popullore dhe frazeologjinė e saj tė pasur.


    Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij. Para tij njohim vetėm njė vjershė tė shkurtėr me 8 vargje, tė shkruajtur nga arbėreshi Lekė Matrėnga, kurse Budi na ka lėnė 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.

    Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale. Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.

    Vepra e tij e cila ka shumė rėndėsi si letraro-artistike dhe gjuhėsore u bė e njohur relativisht vone. Pėr herė tė parė ajo u botua nė Prishtinė nė vitin 1986. Nė Shqipėri, poezia e Pjetėr Budit u bė e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka nė vitin 2002.

    Pėr jetėn, veprimtarinė, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.

    Pas afro katėr shekujsh, libri i tij i tretė “Pasqyra e tė rrėfyemit” tė cilin e botoi nė Romė, njė vit para se tė vdiste nė moshėn 55 vjeēare, zbulon nė faqen e katėrt tė tij njė gravurė ku poeti prift jepet nė njė moment lutjeje. Gravura ėshtė njė punim mjaft fin dhe gjendet nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė brenda "Pasqyrės sė tė rrėfyemit", menjėherė pasi mbaron parathėnia.

    Me datė 21 nėntor 2006, me rastin e 440-vjetorit tė lindjes sė Pjetėr Budit, nė Tiranė u organizua njė sesion shkencor nė Muzeun Historik Kombėtar. Nė kėtė sesion folėn akademik Shaban Demiraj, akademik Rexhep Ismaili, Prof.Dr. Kolec Topalli, Prof.Dr. Floresha Dado, Prof.Dr. Beqir Meta, Prof.Dr. Seit Mancaku, studiuesi Behar Gjoka, etj.

  2. #2
    Moderator Avatari i AVAST
    Antarėsuar
    Jan 2009
    Vėndndodhja
    KOSOVA LINDORE (Preshevė)
    Postime
    3,711

    Gabim

    huu flm shum se na tash kemi msu per pjeter budin edhe pjeter bogdanin shum flm...
    Drita e Jetės

  3. #3
    Antar
    Antarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    662

    Gabim

    hhaeuea flm shumm . se edhe une valla tash kom msuu per to ...

  4. #4
    Moderator Avatari i Etnik
    Antarėsuar
    Mar 2009
    Postime
    2,396

    Gabim

    Sps avast dhe fitimoos

+ Pėrgjigju Temės

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts