Nėqoftėse e besojmė akoma mitologjinė greke, titanėt, dominues tė pakundėrshtueshėm tė Tokės nė kohėra tė kaluara, njė ditė tė bukur vendosėn tė rebelohen ndaj zotave dhe ndaj njerėzve.
Gjigantė, titanė, ciklopė
Prania e qenieve me njė shtatlartėsi jashtė tė zakonshmes, veē tė tjerash tė pajisur me njė forcė tė jashtėzakonshme, ėshtė lehtėsisht e individualizueshme nė njė oqean mitesh, duke filluar nga ai klasik i pėrmbytjes universale.
Sa pėr tė filluar, siē thotė njė rresht rabinik i shekullit tė V-tė A.D. pėrpara se Arka tė nisej, gjiganti me emrin Og arriti qė tė kapej pas njė shkalle imbarkimi prej litari".
Nėqoftėse e besojmė akoma mitologjinė greke, titanėt, dominues tė pakundėrshtueshėm tė Tokės nė kohėra tė kaluara, njė ditė tė bukur vendosėn tė rebelohen ndaj zotave dhe ndaj njerėzve: nuk mund tė jemi tė sigurtė lidhur me arsyet e rebelimit, ka mundėsi qė kjo racė gjysėm hyjnore fitoi vetėdije se mund ta uzurponte pushtetin nga duart e hyjnive.
Pėr njė motiv tė tillė, zotat vendosėn qė ta ndėshkonin kėtė arrogancė ta paturpshme: nga kėtu, midis ndėshkimeve tė dhėna, edhe pėrmbytja me kujtesė tė lashtė.
Tė mundur, Titanėt u zėvendėsuan nga Gjigantėt, tė lindur nga gjaku i rrjedhur nga njė plagė e Uranit, shkaktuar nga i biri Kronos, mė i vogli midis tyre.
Pėr t'u bėrė mbret i madh, Kronosi hėngri fėmijėt qė kishte nga e motra Rea, por, falė njė stratagjeme, Zeusi shpėtoi dhe, me kohė, fitoi rangun e babait tė padenjė. Pėr sa dimė, Gjigantėt kėrkuan me tė gjitha mėnyrat, por mė kot, qė tė hakmerreshin pėr paraardhėsit e tyre: pėr kėtė arsye edhe ata janė pėrshkruar pėrjetėsisht nė revoltė ndaj hyjnive.



LinkBack URL
About LinkBacks

Pėrgjigju duke Cituar
