+ Pėrgjigju Temės
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6

Tema: Tregtaret e makinave te perdorura..

  1. #1
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim Tregtaret e makinave te perdorura..

    Shqiptarėt deri nė ditėt e sotėme kanė shijuar cilėsinė e makinave lluksoze me ēmim tė favorshėm. Njė nga shkaqet kryesore tė kėsaj ka qėnė tregu i mirė i makinave tė pėrdorura dhe tregėtarėve qė punojnė nė kėto tregje.

    Nė tė vėrtet njerėzit qė kanė vendosur pėr tė blerė njė makinė tė pėrdorur kanė disa mėnyra.

    Tregėtarėt e makinave tė reja:

    Edhe tregėtarėt e makinave tė reja mund tė kenė makina tė pėrdorura. Ata i marrin ato pėr shkaqe tė ndryshme. Njė prej tyre ėshtė shkėmbimi apo politika tė kompanisė pėr tė cilėn ata punojnė. Me kėta tregėtarė ėshtė e mira qė tė kėrkoni garanci shėrbimesh 1-6 muaj. Kjo nuk do tė thotė qė ju do tė paguheni pėr keqpėrdorimin e makinės por pėr difekte qė ju nuk i keni zbuluar qė nė fillim.

    Kjo praktikė ėshtė e vėshtirė pėr tregun shqiptar sepse lė shumė hapsirė pėr abuzim. Por realizohet nėse paletė bien dakord pėr njė qėndėr servisi qė e marrin parasysh tė gjitha palėt ose tė zbresin garancinė pėr 7 ditė. Kjo ėshtė diēka qė ėshtė shumė relative pėr realitetin e tregut shqiptarė dhe metalitetin kėtu.

    Tregėtarėt e Makinave tė pėrdorura



    Nė shqipėri egzistojnė tre lloje shitėsish tė makinave tė pėrdorura.

    Lloji i parė
    janė tregėtarėt qė punojnė me Gjermani-Hollandė por kryesisht me Gjermaninė. Kjo pėr vetė faktin se Gjermania ka prodhim tė madh makinash nė disa marka kryesore siē ėshtė Mercedes-Benz, Volswagen, BMW etj dhe ka njė treg relativisht tė madh tė makinave tė pėrdorura.

    Thuhet se makinat qė vijnė nga Gjermania janė mė tė mbajtura dhe kjo argumentohet me faktin e vetė kujdesin e popullit gjerman dhe me rregullat strikte qė kanė nė kontrollin e gjendjes tė makinės. Por ky nuk ėshtė regull absolut pėr vet faktin se makina ėshtė njė mjet me afat tė cakuar pėrdorimi.

    Lloji i dytė
    janė tregėtarėt qė punojnė me Italinė. Ky grup tregėtarėsh kanė makina mė ekonomike dhe pėr kėtė arsye ata shesin edhe mė shumė makina. Popullit italian u ka dalė nami qė i keqpėrdorin makinat por ky nuk ėshtė rregull absolut dhe gjendjen e makinės e tregon edhe viti i prodhimit edhe mekaniku juaj.

    Lloji i tretė
    janė tregėtarėt qė i blejnė makinat nė Shqipėri dhe i shesin po nė Shqipėri por me njė ēmim pak mė tė lartė. Kėta persona janė tė aftė tė dallojnė makina te mira dhe pėr kėtė paguhen apo marrin tė drejtėn ta shesin njė makinė me fitim.

    Shitėsit e makinave tė pėrdorura abuzojnė dhe e teprojnė me tregėtarėt e makinave tė reja por kjo gjithmonė varet nga shitėsi. Duke ditur qė tregu ka vend pėr tė gjithė sidomos kur pėrdoren mashtrime pėr njėri-tjetrin nė mėnyrė qė tė ngrihet njė palė e tė ulet pala tjetėr. Por kjo moralish dhe etikisht nuk ėshtė e saktė.

    Kur blini makina tė pėrdorura nga tregėtarė kėshillohet tė kontrolloni edhe besueshmėrinė e tregėtarit.

    E mira ėshtė qė tė njihni klientėt e mėparėshėm tė kėtij tregėtari dhe tė kontaktoni kėta pėr problemet qė kanė hasur me kėtė tregėtar. Kjo nuk mund tė jetė provė e saktė nėse tė gjitha numrat ia merrni direkt tregėtarit sepse mund tė tė jap numrat e klientėve tė kėnaqur. Nė kėto raste njė prej zgjidhjeve mė tė mira ėshtė tė pyetet njė palė e tretė siē ėshtė GjejMakina.com. Ėshtė e pėlqyeshme qė ta keni mekanikun me vete dhe ta paguani mirė qė ta vendosni pėrpara pėrgjegjsisė





    3)Reklamat nė Gazata dhe Internet nga Shitėsit Individual



    Nė Shqipėri edhe tregėtarėt e makinave vendosin njoftime nė gazetė edhe internet. Kėtė mund ta dalloni nga targat e makinės apo kur ju thotė nė telefon qė ajo makinė ėshtė shitur dhe kam njė tė njėjtė si ajo. Ju mund tė shikoni edhe doganėn apo ta pyesni edhe vetė personin. Kėto reklama mund tė kenė probleme me informacionin sidomos kilometrazhi dhe sa naftė harxhon dhe mė pak tek opsionet. Konfirmojini mirė kėto makina pėrpara se tė shkoni t’i shikoni sidomos kur janė larg. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė kursyer shpenzimet e ndėrmjetėsimit por kjo nuk ju garanton cilėsi tė makinės. Ju mund tė bėni disa sqarime kryesor nė telefon dhe pastaj tė shkoni tė bėni verifikimin dhe dokumentat e makinės.

    Bashkė me makinėn kėshillohet qė tė vlerėsoni edhe personin qė e shet makinėn sepse njė njeri i kujdesshėm dhe i rregullt ka shumė mundėsi qė tė ketė njė makinė tė rregullt, psh njė mėsues qė ka blerė njė makinė tė re etj.

    Kontrolloni dy herė pronėsinė e makinės.

    Kėshillohet qė mekaniku ta kontrollojė makinėn mirė sespse nuk ke mundėsi tė ankohesh nė tė ardhmen dhe gjykimi i tij duhet tė ketė idenė se si duhet tė jetė makina jo si ėshtė.

    Ėshtė mirė qė tė shikoni gjithė tregun pėr makinėn qė dėshironi dhe tė keni njė ide tė qartė pėr ēmimet.

    Shitėsit individual kanė ēmime mė tė larta nė pėrgjithėsi sepse kanė arsye dhe qėllime tė ndryshme.

    Kontrolloni kilometrazhin me vitin e prodhimit bashkė dhe shikoni nėse ka librezė shėrbimesh.

    Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe gjendjen e pėrgjithėshme tė makinės.

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  2. #2
    Administrator
    Antarėsuar
    Jun 2008
    Vėndndodhja
    http://wWw.Zbavitu.NeT
    Postime
    2,462

    Gabim

    thnx per kto..

  3. #3
    Antar
    Antarėsuar
    Jul 2008
    Vėndndodhja
    Shkup
    Postime
    2,996

    Gabim

    Thnx Hena..

  4. #4
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    SPS...kalojani mire...

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  5. #5
    Antar Avatari i Kenny
    Antarėsuar
    Jan 2009
    Vėndndodhja
    Therandė
    Postime
    719

    Gabim

    fLmmm Hena per keto infoo...

    Kėnnŷ a.ĸ.a āŕā$

  6. #6
    Moderator Avatari i Etnik
    Antarėsuar
    Mar 2009
    Postime
    2,396

    Gabim

    Flm per keto hena ..
    NiK'zZ a.K.a Deleted Ghost

+ Pėrgjigju Temės

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts