+ Pėrgjigju Temės
Faqja 1 nga 2 1 2 E funditE fundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 13

Tema: Historia e Kosovės

  1. #1
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim Historia e Kosovės

    Paleoliti dhe Neoliti
    Trualli i banuar sot nga shqiptarėt, ku bėn pjesė edhe territori i sotėm i Kosovės, filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė epokėn e paleolitit (gurit tė vjtėr), mbi 100 000 vjet mė parė. Janė tė njohura njė numėr i madh vendbanimesh tė tilla nė territorin e sotėm tė Kosovės, siē janė shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella tė tjera mė tė vogla.

    Popullimi i territorit tė sotėm tė Kosovės u rrit shumė nė periudhėn neolitike. Njerėzit filluan tė braktisin shpellat dhe tė pėrqendroheshin nė vende tė hapura. Banorėt neolitike pėlqenin mė shumė tė ndėrtonin kasollet e tyre nė fusha dhe nė tarraca lumore. Banorėt e hershėm, nga jeta endacake e epokės paleolitike, kaluan nė vendbnime shpeshherė tė qėndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqėsore.




    Ilirėt dhe fisi dardan
    Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve. Dardanėt ishin fisi mė i madh Ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė ballkanin qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes sė metaleve. Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.



    Mbretėria Dardane
    Artikull : Emėrtimi Dardania
    Artikull : Etimologjia e emėrvendit Demastion
    Artikull : Mbretėria e Dardanisė

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  2. #2
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Krijimi i Mbretėrisė Dardane
    Nė shek.IV p.K. u krijua Mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėrreth. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri t qyteti i Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit. Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė Longari. Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun. Rolin kryesor nė mbretėri e luajti fisi dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė tjera, ndėr tė cilat njohin galabrėt dhe thunatėt. Dardania ishte e njohur nė botėn e lashtė pėr tokat e saj tė gjera e pjellore, pėr punimin e arit dhe pėr pėrpunimin e produkteve blegtore. i Njohur ka qenė veēanėrisht djathi dardan. Shoqėria ilire e dardanėve mbėshtetej nė sistemin sklavvopronar. Shkrimtarėt antikė tregojnė se dardanėt kishin kaq shumė skllevėr, sa vetėm njėri prej tyre mund tė kishte deri nė 1000 veta e ndoshta edhe mė shumė. Secili nga kėta skllevėr punonte tokėn. Nė kohė lufte sklleverit merrnin pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės pronarin e tyre. Mbretėria Dardane kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar shumė mirė. Veēori e luftėtarėve dardanė ishte se ata hidheshin tė gjtihė sė bashku nė sulm dhe po kėshtu sė bashku tėrhiqėshin me radhė tė shtrėnguara, duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plgosurit e tyre. Forca e kėsaj ushtrie u tregua sidomos nė shek.III p.K., kur dardanėt qenė nė gjendje tė mbroheshin nga dynjet e fuqishme tė keltėve, tė cilėt zbritėn nga Evropa Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė ndihmonin edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme. Siē dėshmojnė shkrimtarėt e lashtė, historia e Mbretėrisė Dardane ėshtė mbushur me luftėra tė pandėrprera kundėr Maqedonisė dhe mė vonė kundėr romakėve. Me Mbretėrinė Ardiane, dardanėt mbajtėn marrėdhėnie miqėsore, por patėn edhe konflikte, tė shtyrė nga aristokracia skllavpopronare, qė luftonte pėr interesa tė ngushta, dhe kjo pati pasoja shumė tė rėnda ekonomike e politike si pėr ardianėt, ashtu edhe pėr dardanėt. Nė mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritė dardane u pėrpoqėn tė shtrinin kufijtė e tyre deri nė brigjet e Adriatikut, duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė ardiane tė mbretėreshės Teuta ndodheshin nė Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u detyruan tė lėshonin tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kifijtė e mėparshėm. Pas kėsaj Longari i drejtoi uishtritė e tij nė jug dhe pushtoi tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijv tė Maqedonisė.



    Luftėrat e dardanėve kundėr maqedonėve
    Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve morėn pėrmasa tė gjera, aq sa mbeti i vrarė nė betejė edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes sė tij, dardanėt i shpeshtuan sulmet nė Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin 219 p.K., dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė. Ushtritė maqedonase u detyruan tė ktheheshin nė trojet e tyre dhe pėr tė pėrforcuar kufijtė veriorė pushtuan qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi). Nė vitin 216 p.K. ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė fuqishėm ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20 000 robėr. Ata zbritėn deri nė fushėn e Argos, nė brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga kundėrsulme tė reja qė bėri Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė rėnda nė ushtri. Nė vitin 200 p.K. mbretėrit dardanė Longar e Bato, sė bashku me ardianėt e mbretėr tė tjerė, lidhėn aleancė me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt tė ndėrmerrnin sulme tė rrreja nė jug tė kufirit tė tyre. Dardanėt nuk i pushuan luftėrat pėr tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė dikur i pėrkisnin Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kėshtu atyre rrugėt tregtare qė i lidhnin me krahinat jugore tė Ballkanit. Duke mos qenė nė gjendje tė ndėrprisnin sulmet dardane, maqedonasit bėnė marrėveshje me fiset klte tė bastarnėve dhe tė vendoseshin vetė nė tokat e tyre. Kjo gjė nuk u arrit. Dardanėt i thyen ushtritė klte dhe ēliruan tokat qė ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatėrruan Mbretėria Ardiane dhe ajo e Maqedonisė. Dardania vazhdoi tė ishte ende e lirė, ndonėse nga aleanca me romakėt dardanėt nuk arritėn pėrfitimet e dėshiruara. Romakėt nuk u dhanė tokat e Paionisė, por vetėm tė drejtėn pėr tė tregtuar kripė.



    Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve
    Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve pėr shumė vjet me ashpėrsi shumė tė madhe, nė rrethanat kur senati romak synonte tė shtrinte pushtimet e tij nė tė gjitha tokat ilire dhe tė arrinte deri nė Danud. Edhe pas shqetėsimeve qė u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanėt i vazhduan inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė, cila ishte kthyer tashmė nė provincė romake. Dardania u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtritė pushtuese romake, tė cilat nuk hiqnin dorė nga synimet e tyre. Megjithkėtė nė vitin 97 p.K. romakėt arritėn tė vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtrinė forcat dhe u shkaktuan humbje tė rėnda romakėve. Aq tė vėshtira ishin kėto luftėra pėr romakėt, sa kur konsulli romak Kurioni pėrgaditej me 5 legjione tė nisej nė luftė kundėr Dardanisė, njėri nga kėto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit tė vet tė shkonte nė kėtė luftė qė ushtarėt e quanin tė rrezikshme. Romakėt i krahasonin dardanėt me kuēedrėn e Lernės, e cila, edhe kur ia prisnin tė gjitha kokat qė kishte, i ringjallte pėrsėri. Me kėtė krahasim ata shprehnin qėndrueshmėrinė e madhe tė dardanėve ndaj kundėrshtarit. Pas luftėrave tė gjata me romakėt, nga fundi i shek.I p.K dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn varėsinė e plotė tė Romės.

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  3. #3
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Kosova pas shkatėrrimit tė Perandorisė Perėndimore Romake
    Shqiptarėt e hershėm tė mesjetės dolėn nga kaosi i shkatėrrimit te Perandorisė Perėndimore Romake si pasardhės tė fiseve tė dardanėve dhe feonėve, qė jetuan ne Ilirinė e Sipėrme dhe Trakė, deri nė kohėt e pushtimeve masive tė gotėve gjerman, qė u zhvilluan nė trojet shqiptare gjatė shekullit tė katėrt tė erės sonė. Nė fund tė shekullit tė gjashte, trako dhe ilirėt u ēvendosėn nga dyndjet e avarėve,antėve dhe fiseve bullgare turko - ugrike tė sllavizuarva. Vendi i fundit ku ilirėt gjetėn strehė gjatė kėtyre dyndjesh barbare ishin malet e Epirit, Thesalisė, Maqedonisė Perėndimore dhe Dalmacisė. Nė 535, ushtritė e Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinė dhe Moesinė dhe dėbuan gotėt, lombardėt dhe gepidėt nga trojet ilire. Por 100 vite mė vonė, perandor Herakli i II-tė ftoi fiset gjysėm tė egra tė sorbianėve (shkije) dhe khrobates? (hrvati, kroatėt) nga Kiskarpathia, tė cilėt tė udhėhequr nga prijėsit e tyre pushtuan territoret e Silezisė sė sotme dhe tė Polonisė Jugore, vende qė ishin braktisur nga vandalėt gjermanė dhe ostrogotėt. Perandori bizantin i vendosi sllavėt edhe nė Ballkanin Perėndimor si mbrojtės tė Konstandinopojės nga avarėt. Pas kesaj, shkijet, kroatėt dhe fise te tjera sllave, shumė shpejt dyndėn Moesinė, Trakėn, Maqedoninė dhe Greqinė, ndėrsa sulmuan edhe Kretėn. Megjithatė bizantinėt arritėn t’i nėnshtrojnė ata.



    Kosova nėn sundimin bizantin
    Pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, mė 395, trevat iliro-shqiptare hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Bizantine, siē quhet zakonisht pas kėsaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik tė kryeqytetit tė saj, Bizant, qė pėr nder tė Konstandinit tė Madh u quajt Konstandinopojė. Ashtu siē i kishin dhėnė Perandorisė Romake njė numėr perandorėsh e gjeneralėsh tė shquar, po ashtu gjatė periudhės sė hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanė Perandorisė Bizantine disa perandorė, ndėr tė cilėt shquhen nė mėnyrė tė veēantė Anastasi I nga Durrėsi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565).

    Perandorėt bizantinė i kushtuan vėmendje tė veēantė mbrojtjes strategjike tė trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, ndėrtoi nga e para apo rimėkėmbi 168 kėshtjella nė katėr provincat ilire: tė Dardanisė, Prevalit dhe tė dy Epirėve. Nga qytete e provincės sė Dardanisė, Prizreni dhe Shkupi kishin rėndėsi tė madhe pėr pushtetin bizantin. Mbrojtja e tyre dhe e territorit nė juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantėve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shėrbenin gjithashtu nė vise tė tjera tė Perandorisė, sa nė Lindje aq edhe nė Perėndim. Nė kohėn e perandorit Justinian, ushtarė iliro-shqiptarė shėrbenin nė ushtrinė bizantine me qėndrim nė Itali.

    Gjatė sundimit bizantin, filloi edhe pėrhapja nė masė e krishterizmit nė provincėn e Dardanisė. Persekutimet e mėdha kundėr tė krishterėve regjistruan edhe nė provincėn dardane martirė tė shumtė, kulti i tė cilėve u ruajt nė shekuj. Nga martirėt mė tė shquar ishin edhe Lauri dhe Flori nga Dardania. Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr mbytjen e fesė sė re, krishterimi u afirmua nė Dardani nė mėnyrė pėrfundimtare. Pas persekutimeve tė mėdha tė shek. IV, burimet historike flasin pėr njė strukturė kishtare mjaft tė konsoliduar. Nė Justiana Prima, qytet dardan, ndodhej kisha metropolitane e Dardanisė, ku ishte i vendosur kryepeshkopi. Peshkopata e Shkupit ishte nėn varėsinė e Kishės Metropolitane tė Shkodrės.

    Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u bė prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga ana e tyre ishin tė ndara nė njė numėr edhe mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e tė Maqedonisė. Nė dioqezėn e Maqedonisė, bėnin pjesė pronvincat e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt, pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte selinė e vet nė Selanik.

    Nė shekujt IV-VI, filloi dyndja e popujve. Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes sė popujve, trevat shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve) aty nga fundi i shek. IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare.

    Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt tė komanduar nga Atila, duke shfrytėzuar rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė luftė me vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet bashkėkohėse e pėrshkruajnė Dardaninė si njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė Bizantine.

    Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e “barbarėve” nga kufijtė veriorė, perandori Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, i kushtoi vėmendje ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza, qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė jugut. Vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8 kėshtjella tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium.

    Ndryshe nga popujt e tjerė, dyndjet e sllavėve nė Ballkan u shoqėruan me njė dukuri tė re, atė tė ngulimeve. Nė vendet e shkelura prej tyre, sllavėt u ngulėn duke formuar tė ashtuquajturat "Sklavini" (vende tė sllavėve). Nė fund tė shek.VI e fillim tė shek. VII, Sklavini tė tilla ishin formuar nė Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, nė njė numėr mjaft tė madh, nė Peloponez.

    Nė fillim tė shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve tė mėdha sllave, tė kroatėve dhe tė shkijeve (serbėve). Kėta tė fundit zunė vendet e pėrshkuara nga lumenjtė Lim e Drina e sipėrme bashkė me Pivėn e Tarėn, luginėn e Ibrit dhe rrjedhėn e sipėrme tė Moravės perėndimore. Nė jug dhe nė perėndim shkijet kufizoheshin me diokletė si dhe me trebinjėt e zaklumėt sllavė. Bėrthamėn e vendeve ku u vendosėn shkijet e pėrbėnte krahina e Rashės, nė veri tė Novi-Pazarit tė sotėm. Nė jug arrinin deri nė burimet e lumit Lim. Gjithsesi, burimet historike tė mesjetės sė hershme, ndėrsa flasin pėr krijimin e zonave kompakte tė sllavizuara (sklavini) nė viset fqinje tė Dalmacisė, Rashės, Maqedonisė, Peloponezit etj., nuk pėrmendin ekzistencėn e tė tillave nė katėr provincat e Ilirikut Perėndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, nė kėto treva tė qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonėse e dobėsuar e pushtetit bizantin flasin pėrgjithėsisht pėr ekzistencėn kėtu tė kushteve pak a shumė normale tė jetės nė shekujt e errėt tė mesjetės.

    Qė nė shek. VII-VIII situata etnike nė Ballkan u stabilizua dhe nuk pėrmenden mė dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve tė hershėm tė mesjetės, nė atė qė u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarėve (Albania-Arbėria), mbeti nė thelb e pandryshuar edhe nė shekujt e mėvonshėm. Karvanet e tregtarėve qė nė shek. XIII-XV niseshin nga Raguza (Dubrovniku) e nėpėrmjet Breskovės e Rudnikut (Sanxhak) mbėrrinin nė Trepēė e nė Novobėrdė, kalonin nėpėr vende tė banuara nga shqiptarė e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).

    Nė vitin 1054, kur u bė ndarja e kishave, trojet shqiptare qė pėrfshinin ish provincėn e Dardanisė, nė pjesė tė madhe kaluan nė kuadėr tė Kishės Katolike. Katolicizmi mbeti feja dominuese pėr disa shekuj.

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  4. #4
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Shkėputja nga Bizanti dhe ekspansioni sllav
    Derisa ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjė e mė shumė me elementin vendas, kurse, nga ana tjetėr, zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerėt dhe zotėrit e vendit, u krijuan kushtet per ndarjen nga Bizanti. Por tokat shqiptare tė Dardanisė, ishin shumė tėrheqėse pėr shtetin e fuqishėm serb, qė u krijua nė fillim tė shek. XIII. Dardania ra tėrėsisht nėn sundimin serb, nė kohėn e sundimit tė mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Mė pas i njėjti fat ishte edhe i tė gjitha tokave shqiptare. Nė njė relacion tė vitit 1332 tė kryepeshkopit frėng tė Tivarit, Guljelmi i Adės, pėr sundimin sllav nė trojet shqiptare shkruhet: "Arbrit janė tė shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepėr e rėndė e sunduesve tė urryer sllavė..... Klerikėt poshtėrohen e persekutohen, fisnikėt shpronėsohen e burgosen".

    Duke filluar nga shek. XIII, mbretėrit serbė nga dinastia Nemanja punuan pėr ta zhvendosur epiqendrėn e shtetit tė tyre nga Rasha nė drejtim tė viseve tė pasura tė Kosovės e tė Gentės. Qytetet e kėtyre tė fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bėnė nė kohė tė ndryshme seli tė oborrit serb. Njė tjetėr qendėr e rėndėsishme e Kosovės, Peja, prej mesit tė shek. XIII u kthye nė qendėr tė kishės autoqefale serbe. Zhvendosja e qendrave tė gravitetit tė shtetit serb drejt jugut u shoqėrua me dukuri tė tjera tė natyrės shoqėrore e etnike, tė cilat qenė mė tė dukshme nė Kosovė. Njė pjesė e aristokracisė vendase u shpronėsua e u zėvendėsua nga aristokracia serbe e tokės, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovės dhe ndėrtohen shumė syresh, tė cilat u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore. Nė kohėn e sundimit tė Stefan Dushanit, manastiret, tashmė tė serbizuara, tė Deēanit, Greēanicės, Banjskės, Kryeėngjėllit, manastiri i Hilandarit nė Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejės, Prizrenit etj., zotėronin njė pjesė tė konsiderueshme tė fshatrave tė Kosovės e tė viseve tė tjera veriore shqiptare.

    Shtrirja e shtetit serb nė drejtim tė Kosovės u shoqėrua edhe me ardhjen kėtu tė kolonėve tė rinj nga territoret e Serbisė sė mirėfilltė (Rashės). Tė porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtė) ose u vendosėn nė pronat e pėrvetėsuara rishtazi nga feudalėt apo kishat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretėrit serbė, e nė veēanti car Stefan Dushani, zbatuan njė politikė qė synonte asimilimin e popullsive shqiptare tė viseve tė pushtuara. Si mė tė efektshme nė kėtė drejtim u zgjodhėn represioni dhe persekutimet nė lėmin fetar. Kapituj tė tėrė tė kodit tė Stefan Dushanit dhe urdhėresa tė veēanta tė carit serb parashikonin masa tė rrepta, si sekuestrim tė pasurisė, damkosje, dėbim e deri dėnim me vdekje pėr tė krishterėt katolikė e ortodoksė, qė nuk pranonin tė konvertoheshin nė ortodoksinė serbe e nuk ripagėzoheshin duke marrė emra sllavė. Masa tė tilla goditnin nė radhė tė parė popullsitė shqiptare tė besimit katolik. Ato pėrcaktuan pėrhapjen e fenomenit tė sllavizimit fetar-onomastik nė shtresa tė caktuara tė popullsisė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarėve gjithsesi tė shumtė, qė mbanin emra, si Gjin, Dedė, Gjon, Progon, Llesh, gjenden nė kėto treva edhe shqiptarė tė tjerė, tė cilėsuar nga vetė dokumentacioni si tė tillė, qė mbanin emra sllavė ose qė i ishin pėrshtatur onomastikės sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliē, Kuqeviē, Flokovci, Gjinovci etj., dėshmojnė se nė kėtė kohė (gjysma e parė e shek. XIV) njė pjesė e popullsisė shqiptare tė trevave veriore, nėn presionin e dhunshėm tė pushtuesve serbė, gjendej nė njė fazė kalimtare tė njė asimilimi kulturor e fetar. Nė mjaft treva ky proces asimilimi u ndėrpre nė kushtet e reja qė u krijuan me shkatėrrimin e shtetit serb e mbėrritjen e turqve osmanė (gjysma e dytė e shek. XIV). Pikėrisht nė kėtė kohė vihet re aty njė kthim i popullsisė nė onomastikėn karakteristike shqiptare. Megjithatė, nė njė pjesė tė territoreve nė fjalė, sidomos nė zona tė veēanta tė Gentės (Zetės), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskėtaj duke ēuar gradualisht nė asimilimin kulturor dhe etnik tė bashkėsive tė tjera shqiptare.

    Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja tė rėnda ekonomike, shoqėrore e etnike, ndeshi nė qėndresėn e ashpėr tė popullsisė shqiptare. Qė nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan Dushanit, nė trevat veriperėndimore shpėrtheu njė kryengritje antiserbe, nė krye tė sė cilės u vu bujari Dhimitėr Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adės, tė projektonte organizimin e njė kryqėzate tė Perėndimit kundėr serbėve, e cila do tė mbėshtetej nė kontributin vendimtar tė kryengritėsve shqiptarė tė zonave tė veriut. Nė kėtė mėnyrė qė nga Genta e Kosova deri poshtė nė Epir lindėn ose u ringjallėn formacione politike tė dyerve mė tė shquara shqiptare, Balshėt, Gropajt, Topiajt, Matrėngėt, Muzakėt, Zenebishėt, Bua-Shpatat etj.

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  5. #5
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Pėrpjekjet e Balshajve pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar
    Familja Balshaj ishte me origjinė nga qyteza e Balėz, nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės. Edhe kjo familje ka qenė e shpronėsuar dhe keqtrajtuar gjatė sundimit sllav. Gjithsesi, pas mesit tė shek. XIV, tre vėllezėrit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunė kėtė familje nė ballė tė politikės dhe tė proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytėzuar edhe momentin e pėrshtatshėm qė pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisė sė tij, vėllezėrit Balshaj iu vunė punės pėr ta kthyer Gentėn (Zetėn), ashtu si Dioklenė e dikurshme, nė njė shtet tė pavarur nga mbretėria serbe. Pėr kėtė qėllim, ata prenė ēdo lidhje me oborrin e carit tė ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelė” dhe i trajtonte si kundėrshtarė tė papajtueshėm tė tij. Me zotėrimin e Ulqinit, tė Tivarit e tė vetė Shkodrės dhe tė skelės sė Shirgjit, si dhe me shtėnien nė dorė pėrfundimisht tė Budvės mė 1367, Balshajt ishin nė gjendje tė kontrollonin lėvizjet tregtare nėpėr Adriatik. Nė duart e tyre ndodheshin rrugėt tregtare qė zgjateshin prej bregdetit drejt viseve tė brendshme. Mė e rėndėsishmja prej tyre ishte rruga qė fillonte nė pikėn doganore tė Dejės, ku bashkoheshin rrugėt qė vinin nga portet e Shėngjinit, tė Ulqinit e tė Tivarit, dhe vazhdonte nėpėr luginėn e Drinit pėr tė arritur nė Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degėzohej nė qendėrbanimet kryesore tė Kosovės. balshajt shtrin sundimin e tyre deri nė Vlorė.

    Zotėrimi i Balshajve nė Vlorė u bė nyja e njė aleance tė sundimtarėve shqiptarė tė viseve tė Vlorės, tė Beratit, tė Pėrmetit, tė Ohrit e tė Korēės nė luftė me princėrit e fundit sllavė, trashėgimtarė tė Perandorisė sė dikurshme tė Dushanit, nė radhė tė parė me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve tė Kosovės e tė Maqedonisė deri poshtė nė Kostur. Pas vrasjes sė kėtij tė fundit, koalicioni i krerėve shqiptarė, tė drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviēit, tė birit tė Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372). Njė pėrpjekje e Mark Krajleviēit, mė 1375, pėr ta rimarrė qytetin dėshtoi. Kosturi mbeti edhe pėr disa vjet tė tjerė nėn qeverisjen e vėllezėrve Stojė e Teodor Muzaka, djem tė despot Andresė dhe kunetėr tė Balshės II. Tashmė jo vetėm Muzakajt, por edhe familje tė tjera fisnike tė trevave tė Shqipėrisė sė Poshtme kishin hyrė nėn sovranitetin e Balshajve. Kėta arritėn, po nė fillim tė viteve 70, tė shtrijnė sundimin e tyre deri nė rrjedhėn e lumit Mat, duke shkaktuar pėrsėri pakėnaqėsinė e Karl Topisė, dhe nė Kosovė, prej Prizreni dhe Pejė deri nė Kriva Reka (pranė Novobėrdės). Nė kėtė mėnyrė, pėrveē zotėrimit tė tyre tė parė tė Gentės, vėllezėrit Balsha kishin bashkuar atė kohė, nėn sundimin e tyre, viset e Lezhės, Matit, Kosovės, Dibrės, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej nė Vlorė dhe, nėpėrmjet lidhjeve tė vasalitetit apo aleancave familjare, nė mbarė Shqipėrinė e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtėt e Gjirokastrės apo te Shpatajt e Ēamėrisė e tė Artės. Nė kėtė mėnyrė, vėllezėrit Balsha pėr herė tė parė kishin bashkuar nė njė zotėrim tė vetėm pjesėn mė tė madhe tė trojeve shqiptare.

    Nė vitin 1385, pas njė depėrtimi tė ushtrisė osmane nė krye me Hajredin Pashėn, territori i Kosovės, nė pjesėn mė tė madhe, ra nė dorė tė princėrve sllavė, vasalė tė sulltanit. Pėr rrjedhojė, princi shqiptar u afrua me Republikėn fqinje tė Raguzės, qė i rikonfirmoi qytetarinė raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashės. Vajza e kėtij tė fundit u bė gruaja e Gjergjit. Nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, Gjergji II Balsha mori pjesė krahas krerėve tė tjerė shqiptarė e ballkanas.



    Dukagjinėt, Spanėt dhe Kastriotėt
    Ndėrsa shteti i Balshajve rrudhej, dinastia e Dukagjinėve shtiu nė dorė, rreth vitit 1387, qytetin e Prizrenit. Dukagjinėt kanė zotėruar pėr njė periudhė kohe, ndonėse me ndėrprerje, rrugėn qė kalonte nga Deja, pėrpjetė rrjedhjes sė Drinit pėr nė Rrafshin e Dukagjinit e mė tutje. Ata kanė zotėruar edhe Pejėn.

    Ndėrkaē emri familjar Spani shfaqet pėr herė tė parė nė vitin 1322 te njė shkodran. Nė radhėt e Spanėve kishte pronarė tokash, tregtarė, klerikė etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe njė varg familjesh tė thjeshta. Si veēori e pėrbashkėt e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse qė tė gjitha ato banonin nė krahinat pranė Rrugės sė Gentės. Spanėt kanė jetuar nė qytetet dhe nė krahinat e Shkodrės, Drishtit, Pultit, Pejės, Trepēės etj. Njė trevė nė veri tė lumit Drin del nė dokumentet e fundit tė shek. XV me emrin e pėrfaqėsuesit mė nė zė tė kėsaj familjeje, Pjetėr Spanit (nahija e Pjetėr Spanit), i cili ka qenė pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės.

    Kastriotėt ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese mė e rėndėsishme e jetės politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV. Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve ka dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotėrimet e tij janė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė lindjes, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės. Zgjerimi e fuqizimi i shtetit tė Gjon Kastriotit pėrkoi me rėnien e dy shteteve kufitare me tė, tė Balshajve e tė Topiajve.

    Pjesėn lindore (kosovare) tė shtetit tė vet Gjon Kastrioti e zotėronte si funksionar i administratės osmane, sepse vetė ai deklaronte nė vitin 1411 se kishte nė gatishmėri tė pėrhershme njė ushtri tė pėrbėrė nga "dy mijė kalorės shqiptarė dhe treqind kalorės turq" dhe kohė pas kohe ėshtė shprehur se sulltani ishte kryezot i tij. Pėr tė garantuar sigurinė e lėvizjes sė njerėzve dhe tė karvaneve tė mallrave nėpėr rrugėt tregtare, Gjoni vendosi roje nėpėr to si dhe nėpėr kėshtjellat qė shėrbenin pėr mbrojtjen e tyre, si nė ato tė Prizrenit, tė Gurit tė Bardhė, tė Stelushit etj. dhe rriti shėrbimet pėr mirėmbajtjen e rrugėve

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  6. #6
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Rezistenca ndaj pushtimit osman
    Derisa pushtuesi osman shtrihej nė tokat shqiptare, njė pjesė e fisnikėrisė, arriti tė ruante zotėrimet duke u shndėrruar nė vasalė tė Sulltanit. Megjithatė, nė vitin 1443, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (i biri i Gjon Kastriotit), i ndihmuar nga vėllau i madh Stanisha, mori kėshtjellėn e Krujės dhe me kėtė e filloi kryengritjen e pėrgjithshme, e cila rezultoi mė vonė nė krijimin e shtetit shqiptar. Skėnderbeu, morri nėn kontroll edhe rajonin malor nė jug tė Shkupit dhe me kėtė edhe rrugėn Shkup - Kėrēovė.

    As fisnikėt e tjerė nuk qėndruan duarkryq. Familja Spani mori kėshtjellėn e Pazarit tė Ri dhe atė tė Zveēanit, ndėrsa Dukagjinėt e morėn Pejėn. Stefan Gjurashi, u zgjerua dhe vendosi qendrėn e tij nė Zhabiak. Pėr njė kohė tė shkurtėr fisnikėt shqiptar morėn nėn sundim Rrafshin e Dukagjinit, Drenicėn, krahinat e Plavės e tė Gucisė, tė Jeliēės (Sanxhakut), tė Gentės (Zeta) e tė tjerė. Kulminacion i kėtyre pėrpjekjeve ishte Besėlidhja Shqiptare e Lezhės me 2 mars 1444, qė bashkoi fisnikėt nėn drejtimin e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut. Aty morėn pjesė, pėrveē Kastriotėve edhe familjet e mėdha si: Arianitėt, Topiajt, Balshajt, Dukagjinėt, Spanėt, Zahariasit, Muzakajt, Gropajt, Dushmanėt, Gjurashėt (Cėrnojeviqėt) etj.

    Pas vdekjes sė Skėnderbeut, me 1468, shteti shqiptar vazhdoi rezistėncėn e tij. Por, nė vitin 1479, tė gjitha trojet shqiptare, ranė nėn sundimin osman.



    Vendosja e sistemit tė timarit dhe ēifligjeve
    Zgjerimi i Perandorisė Osmane, bėri tė nevojshėm ndryshimin e organizimit tė saj shtetėror. Pėr ta vėnė atė mbi baza mė tė qėndrueshme administrative e juridike, gjatė mbretėrimit tė sulltan Sulejmanit II (1520-1566), u krye njė organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotėsuan ligjet ekzistuese me urdhėresa tė tjera nė pėrshtatje me kushtet e reja, me synim qė tė arrihej nė radhė tė parė centralizimi i pushtetit nė duart e sulltanit.

    Nė pėrfundim tė kėtij riorganizimi, territoret e gjithė perandorisė u ndanė nė 32 ejalete, qė ishin njėsi mė tė vogla administrative. Nė krye tė ēdo ejaleti kishte njė bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u pėrfshinė nė tri ejalete: ejaleti i Bosnjės nė veri tė gadishullit, ejaleti i Rumelisė nė qendėr dhe ejaleti i Detit nė ishujt e detit Egje dhe nė njė pjesė tė bregdetit jugor. Ēdo ejalet u nda nė njė numėr sanxhakėsh. Territoret e Shqipėrisė bėnin pjesė nė ejaletin e Rumelisė. Ato u ndanė nė disa sanxhakė. Numri, shtrirja dhe emėrtimi i tyre ka ndryshuar herė pas here. Sanxhakut tė Shkodrės, tė cilit mė 1499 i ishin shtuar krahina tė Malit tė Zi dhe nė fillim tė shek. XVI edhe krahina tė Rrafshit tė Dukagjinit, iu shkėput krahina e Gjakovės, qė i kaloi sanxhakut tė Dukagjinit; sanxhakut tė Vlorės iu shkėputėn krahinat e Delvinės dhe tė Ēamėrisė, me tė cilat u krijua sanxhaku i Delvinės. Sanxhakėt e Elbasanit, tė Ohrit, tė Dukagjinit, tė Prizrenit, tė Vuēiternės, tė Shkupit dhe tė Janinės mbetėn siē ishin mė parė. Ēdo sanxhak ishte njė unitet administrativ e ushtarak qė pėrfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake pėrkatėse. Sanxhakė u ndanė nė njėsi mė tė vogla, tė cilat u quajtėn kaza, kurse kėto tė fundit u ndanė nė nahije. Nė ēdo sanxhak kishte njė mėkėmbės tė sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant tė spahinjve (allaj-bej), kurse nė ēdo kaza njė gjykatės (kadi) qė varej drejtpėrdrejt nga sulltani. Pėrveē kėtyre pati edhe funksionarė tė tjerė tė njė rėndėsie mė tė vogėl nėpėr nahijet. Shumica dėrrmuese e funksionarėve, ashtu si dhe shumica e feudalėve, ishin me origjinė shqiptare.

    Kosova, gjatė kėsaj periudhe, njohu njė zhvillim tė madh ekonomik. Klasa kryesore sunduese, ishte klasa ushtarake, pėr tė cilėn punonte klasa punėtore qė quhej raja. Sipas funksionit, ushtarakėt ndaheshin nė njerėz tė shpatės dhe tė penės. Nė njerėzit e penės pėrfshiheshin ulematė, kadilerėt, nėpunėsit e financės. Nė tė shpatės hynin nė radhė tė parė zotėruesit e timareve, tė ziameteve dhe haseve tė lidhur me shėrbimin ushtarak, zotėruesit e feudeve tė lidhur me shėrbime nė administratėn shtetėrore, pronarėt e mylqeve tokėsore. Pėr tė gjithė kėta i pėrbashkėt ishte fakti se, si zotėrues tė tokės, ata gėzonin tė drejtėn tė merrnin prej fshatarėsisė njė pjesė tė tė ardhurave. Nė shek. XVI-XVII shtresa drejtuese nė rajonet e ish-principatave shqiptare, duke pėrjashtuar ndonjė sanxhakbej, myfti apo kadi tė dėrguar nga vise tė tjera, ishte me prejardhje vendase. Pėr mė tepėr, njė pjesė e saj vinte nga radhėt e fisnikėrisė shqiptare tė parapushtimit, por tashmė, pavarėsisht nga kjo prejardhje, ajo ishte pjesė e pandarė e tėrėsisė sė klasės feudale osmane.

    Tė dhėnat e defterėve kadastralė tė shek. XVI dėshmojnė pėr krijimin e dy kategorive ēifligjesh nė zotėrim tė feudalėve, tė ngritura mbi tokat jorajatike dhe mė vonė rajatike, tė ngarkuara vetėm me detyrimet ndaj zotėruesit tė tokės. Qė nga gjysma e dytė e shek. XVI sistemi i timarit hyri nė fazėn e shthurjes, e cila u forcua edhe mė tepėr gjatė dy shekujve (XVII-XVIII) dhe vazhdoi deri nė reformat centralizuese tanzimatiste tė viteve 30 tė shek. XIX.

    Nga gjysma e dytė e shek. XVIII, krahas bejlerėve si pronarė ēifligjesh dalin tregtarė, veēanėrisht nė qytetin e Shkodrės. Nė fund tė shek. XVIII u dalluan familje tė mėdha ēifligare, si: Begollajt nė Pejė, Rrotullarėt nė Prizren, e tė tjerė.

    Nė shek. XVII-XVIII edhe pronat e institucioneve fetare myslimane e tė krishtera morėn formėn e ēifligjeve. Ato u zgjeruan nė radhė tė parė nga dhurimet e shtetit dhe tė besimtarėve. Ēifligjet e klerit mysliman qenė pėrqendruar kryesisht nė toka pjellore tė fushave tė Shkodrės, Kosovės, Tiranės, Elbasanit, Myzeqesė, Korēės, Janinės, Artės etj. Nė Shqipėrinė Verilindore, nė fushėn e Kosovės, midis Vuēiternės dhe Prishtinės ishin zotėrues ēifligjesh teqetė.



    Rritja e qyteteve dhe e prodhimit zejtar
    Vendosja e sundimit osman u bė pas luftėrave pushtuese, qė kishin sjellė pakėsimin e numrit tė qyteteve. Qytetet qė ekzistonin si qendra prodhimi e shkėmbimi nė gjysmėn e parė tė shek. XV, ishin shkatėrruar e zhdukur krejtėsisht, kurse Kruja, Shkodra, Lezha, Durrėsi, Berati, tė shpopulluar e tė dėmtuar rėndė, kishin mbetur nė madhėsi fshatrash. Edhe qytetet e pushtuara mė pėrpara, si Gjirokastra, Vlora, Prizreni, Peja, etj., ende nuk ishin rimėkėmbur.

    Me tė vendosur sundimin e tyre, osmanėt e ndryshuan fizionominė e organizimit tė jetės qytetare. Qytetet kryesore shqiptare ata i bėnė qendra tė ushtrisė e tė administratės dhe i shndėrruan nė vatra tė pėrhapjes sė fesė dhe tė kulturės islamike. Vlora, Elbasani, Shkodra, Prizreni, Vuēiterna, Peja, Shkupi, Manastiri, Ohri, Janina e Delvina, pavarėsisht nga madhėsia qė kishin, u caktuan si qendra sanxhakėsh. Qytetet tė quajtura shehėr u pėrfshinė nė organizimin feudal, por me njė status tė veēantė, tė dalluar nga ai i timareve nė fshat. Prandaj banorėt e tyre nuk u futėn nė kategorinė e rajave, por u quajtėn shehėrli, d.m.th. qytetarė.

    Por rigjallėrimi i tyre u krye me ritme shumė tė ngadalta dhe u arrit vetėm pas njė periudhe tė gjatė prej njė shekulli. Nė fund tė shek. XVI numri i banorėve tė qyteteve ishte rritur. Kėshtu, Prizreni arriti nė 557 shtėpi, Prishtina 506 shtėpi, Trepēa 447 shtėpi, Novobėrda 366 shtėpi, Vuēiterna 286, Janieva 288 shtėpi. Prizreni kishte tiparet e njė qendre administrative me popullsi tė madhe, ndofta nga mė tė mėdhatė nė krahinėn e Kosovės.

    Gjatė shekullit XVII, Prizreni u rrit nė 3620 shtėpi, ndėrsa Prishtina e Vuēitėrna arritėn nė 2000 shtėpi. Zhvillimi i prodhimit dhe i qarkullimit e bėnė tė domosdoshėm bashkimin e prodhuesve tė vegjėl qytetarė nė organizata tė veēanta sipas profesioneve, me rregulla tė detyrueshme pėr tė gjithė ushtruesit e zejeve dhe tė tregtisė. Edhe shteti osman ishte i interesuar pėr disiplinimin e prodhuesve tė vegjėl nė organizata zejtare, por me kusht qė ky organizim tė bėhej sipas sistemit osman tė esnafeve. Me anėn e kėtij sistemi, pushteti qendror i fuste kėto forca dhe prodhimin e tyre nėn kontrollin e vet, nxirrte prej tyre mjaft tė ardhura dhe i organizonte zejtarėt nė reparte pune apo ushtarake. Esnafet kishin edhe statutet e tyre tė shkruara dhe ėshtė i njohur statuti i 137 esnafeve tė Pejės qė quhej Sullet e Tabhanės. Esnafet kishin edhe funksione shoqėrore. Duke edukuar tė rinjtė me edukatėn morale, me bindjen e pėruljen ndaj mė tė mėdhenjve, tė moshuarve e mė tė pasurve, pėr edukimin e njė disipline tė rreptė, ato zhvillonin njė luftė tė fortė kundėr veseve, imoralitetit, vjedhjes, pirjes sė alkoolit etj. Masat ndaj punonjėsve nisnin me kėshilla e vėrejtje, vazhdonin me gjoba dhe pėrfundonin me largimin nga esnafi e nga qyteti. Esnafet kryenin edhe veprime ndihme e solidariteti.

    Trojet shqiptare, arritėn njė zhvillim shumė tė madh ekonomik, duke u bėrė territori mė i pasur ekonomkisht nė Ballkan e mė gjerė. Qysh nė shek. XVI, Prizreni kishte 900 dyqane, ndėrsa Shkupi kishte 2150 dyqane. Dyqanet ishin pėrqendruar nė njė lagje tė vetme, duke formuar rrugica tė ndara sipas zejeve. Prizreni kishte 24 sokakė (rrugica). Nė disa qytete, si nė Prizren e Shkup u ngritėn edhe pazaret e mbyllura (bezistene) pėr shitjen e mallrave tė kushtueshme.

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  7. #7
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Rezistenca ndaj pushtimit osman - pushtimi i pėrkohshėm austriak
    Kryengritjet e shumta tė organizuara nė trojet shqiptare, gjetėn deri diku solidarizim edhe nė trojet shqiptare tė Kosovės. Gjatė viteve 1670-1680, banorėt e sanxhaqeve tė Prizrenit dhe Dukagjinit, u solidarizuan me sanxhaqet e tjera shqiptare, nė mosmbledhjen e taksave tė shtetit osman.

    Njė pjesė e banorėve, pėrkrahu edhe ushtrinė austriake e cila filloi pushtimin e trojeve shqiptare, duke e mposhtur ushtrinė osmane. Angazhimi i shqiptarėve nė anėn e austriakėve u bė mė i dukshėm nė pranverėn e vitit 1689, kur konti Ludvig Badeni, komandant i frontit austriak vendosi tė pushtonte Nishin dhe nėpėrmjet Prokupjes tė kalonte nė Kosovė. Nėpėrmjet Prizrenit dhe Kukėsit, ai desh tė dilte nė Shkodėr e nė detin Adriatik pėr tė ndarė Bosnjėn e Hercegovinėn nga Porta e Lartė. Me njė thirrje tė veēantė konti i Badenit ftoi popujt e Ballkanit pėr t’u bashkuar me ushtrinė e tij. Kur forcat ushtarake hynė nė tokat ballkanike, nė to u pėrfshinė serbė, bullgarė, grekė e shqiptarė. Nė afėrsi tė Nishit u zhvillua njė betejė e ashpėr (24 shtator 1689), e cila pėrfundoi me fitoren e austriakėve.

    Pas kėsaj fitoreje njė pjesė e ushtrisė austriake nė krye me gjeneral Pikolominin u nis pėr nė Kosovė, ku u prit nga shqiptarėt. Kur Pikolomini hyri nė Prishtinė, shqiptarėt e Kosovės deklaruan se ishin me perandorin. Pikolomini tė njėjtėn situatė ndeshi edhe nė Prizren. Banorėt e qytetit i dolėn pėrpara dhe e pritėn me nderime. Rreth 5 000 shqiptarė me kryepeshkopin e tyre, Pjetėr Bogdanin, e pėrshėndetėn me breshėri tė shtėnash. Burimet austriake, angleze e papale pohojnė se pranė Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarė. Sipas njė pėrllogaritjeje 5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga Peja, 6 000 nga Klina dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni. Shqiptarė tė tjerė tė palidhur me ushtrinė austriake vazhdonin kryengritjen. Kur forcat austriake hynė nė Prizren, 3 000 kryengritės shqiptarė morėn Pejėn. Sapo gjenerali Pikolomini kaloi nė Shkup (25 tetor 1689), shqiptarėt shprehėn gatishmėrinė pėr tė hyrė nėn mbrojtjen e austriakėve. Njė grup kryengritės u nis drejt Tetovės pėr tė pastruar krahinėn nga forcat osmane, qė ndeshėn nė rezistencė nė Kaēanik. Ndėrkohė forca tatare nga Krimea hynė nė Prishtinė, por u thyen nga shqiptarėt e Prishtinės.

    Sipas burimeve osmane me austriakėt ishin bashkuar: Peja, Prizreni, Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuēiterna, Kosova (Belasica), Jenipazari (Pazari i Ri), Mitrovica, Shkupi, Ēiēaku, Plevla, Jagodina, Kumanova etj.

    Pas vdekjes sė gjeneral Pikolominit (nėntor 1689) qėndrimi i shqiptarėve ndryshoi pėr disa arsye. Nė radhė tė parė ndikoi kėtu qėndrimi i pasardhėsve tė Pikolominit dhe tė oficerėve tė tjerė austriakė. Ata filluan t’i trajtojnė keq shqiptarėt. Megjithėse njė numėr shqiptarėsh u larguan nga ushtria austriake, njė pjesė mjaft e madhe vazhduan betejat kundėr osmanėve por pa sukses. Ushtria osmane pėrbėhej nga forca tė hanit tė Krimesė, tė bejlerbeut tė Rumelisė dhe tė sanxhakbejlerėve tė tokave shqiptare. Nė fillim forcat osmane iu drejtuan Karposhit. Forcat austriake dhe kryengritėsit shqiptarė u tėrhoqėn nė Kaēanik. Duka i Holshtajnit u detyrua tė organizonte njė kėshill ushtarak, i cili vendosi t’u bėjė thirrje shqiptarėve qė kishin qenė pranė Pikolominit, por ishte tepėr vonė. Megjithatė, shqiptarėt, besnikė tė austriakėve, morėn pjesė nė luftėn me tartarėt e hanit tė Krimesė. Nė fillim ra Prishtina, mė vonė Prizreni, Peja.



    Largimi i ushtrisė austriake dhe shpėrngulja e njė pjese tė popullatės nga Kosova
    Me ushtrinė austriake u larguan nga Kosova shumė kryengritės, besnikė tė Austrisė. Mbi kėtė fakt u ngrit teza e historiografisė serbe mbi tė ashtuquajturėn “shpėrngulje tė madhe tė serbėve nga Kosova dhe mbi popullimin e saj nga shqiptarėt”. Ėshtė e vėrtetė se midis atyre qė u tėrhoqėn sė bashku me ushtrinė austriake ishte patriarku i Pejės, Arsen III Cėrnojeviēi, sė bashku me disa murgjėr qė nėpėrmjet Jenipazarit e Studenicės u vendos nė Panoni. Por serbėt qė u larguan me tė nuk ishin aq tė shumtė nė numėr sa tė bėhet fjalė pėr njė shpėrngulje tė madhe tė tyre nga Kosova nė ato vite. E ashtuquajtura “shpėrngulje e madhe e serbėve nga Kosova” ėshtė njė sajesė e historiografisė serbe, e bėrė me qėllime tė caktuara politike. Tė mbėshtetur nė tė dhėnat e kishės serbe, mjaft historianė serbė duke synuar t`i japin “njė mbėshtetje” historike e shkencore politikės grabitqare tė Serbisė ndaj tokave shqiptare tė Kosovės, janė orvatur tė provojnė se Kosova kishte qenė nė mesjetė qendėr e shtetit serb dhe trevė e banuar nga serbėt deri nė fund tė shek. XVII - fillimi i shek. XVIII. Pas luftėrave austro-osmane tė viteve 1683-1699, pohojnė kėta autorė, njė pjesė e popullsisė serbe qė mori anėn e Austrisė, qenkėrka tėrhequr pėr nė veri dhe vendin e tyre e paskan zėnė shqiptarėt e ardhur nga vise tė brendshme tė Shqipėrisė sė Veriut. Historianė tė tjerė, duke rėnė viktimė e njėanshmėrisė sė burimeve dokumentare serbe, janė bashkuar me autorėt serbė. Kėshtu ėshtė krijuar njė letėrsi e tėrė historike qė nuk i pėrgjigjet tė vėrtetės shkencore. Megjithatė, ka edhe mjaft studiues qė e kundėrshtojnė kėtė mendim qė mbizotėron nė historiografinė serbe. Nė disa vepra tė historiografisė austriake dhe italiane, tė mbėshtetura nė burime tė besueshme, pranohet se territoret e Kosovės ishin tė banuara nga popullsi shqiptare dhe pėrfshiheshin brenda kufijve tė Shqipėrisė si nocion etnik.

    Dokumentet e komandės sė lartė ushtarake tregojnė se nga forcat qė u vunė pėrkrah forcave austriake, dy grupe ishin mė kryesorėt: shqiptarėt dhe “serbėt”. Nga njė pėrllogaritje e pėrafėrt del se numri i shqiptarėve ishte dy herė mė i madh se ai i “serbėve”. Pėrveē dokumenteve tė komandės ushtarake, edhe dokumentet angleze e papale dėshmojnė se shumė shqiptarė qėndruan deri nė fund me austriakėt. Edhe ndėr tė shpėrngulurit qė nuk i kalonin tė 10 000 vetat shqiptarėt ishin mė tė shumtė. Sipas njė interpretimi qė meriton tė pėrmendet, edhe termi “serb”, i cili pėrdorej nė dokumente, nėnkuptonte shqiptarėt ortodoksė qė bėnin pjesė nė juridiksionin e kishės sė Pejės. Nė kėtė rast duhet pranuar se kryengritėsit e Kosovės, qė u bashkuan me austriakėt, ishin thuajse tė gjithė shqiptarė.

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  8. #8
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Pėrhapja e fesė Islame
    Artikull : Faktorėt ndikues nė islamizimin e shqiptarėve
    Fisnikėria shqiptare, ishte e para qė provoi dukurinė e kalimit nė Islam. Pasi e pranonin vasalitetin osman, bijtė e tyre islamizoheshin, pasiqė tė njėjtit edukoheshin pranė oborrit tė sulltanit nė Stamboll. Sipas regjistrimit tė viteve 1431-1432, Sanxhaku Shqiptar kishte 335 timare, nga tė cilat 279 udhėhiqeshin nga myslimanė. Depėrtimi nė shkallė tė gjerė i fesė islame nė radhėt e popullit shqiptar gjeti shprehje pikėsėpari nė qytete. Por, qė nga vitet 80 tė shek. XV, feja e re ka nisur tė “zbresė” nga parėsia e islamizuar nė masėn e popullsisė qytetare tė krishterė, pėr tė vazhduar mė pas edhe nė fshatėra. Me 1468, tetova kishte 41 shtėpi myslimane (15%). Nė vitin 1485, Peja kishte 23 shtėpi myslimane. Me 1487, Vuēiterna kishte 33 shtėpi myslimane (31%), Prishtina 51 shtėpi muslimane (17%).

    Procesi i islamizimit gjatė shek. XVI ishte nė ngjitje tė pandėrprerė. Feja e re kishte shėnuar sukses tė madh nė qytete tė rėndėsishme: Peja (90%), Vuēiterna (80%), Tetova (71%), Kėrēova (65,5%), Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%), Novobėrda (37%), Trepēa (me nga 21%), Janieva (14%). Nga shqyrtimi i ritmeve tė procesit tė islamizimit tė popullsisė qytetare shqiptare gjatė shek. XV-XVI, del se dinamika e kėtij procesi paraqitej veēanėrisht e shpejtė nė qytetet e Kosovės. Njė gjė e tillė shpjegohet, midis tė tjerash, me rrethanat politike tė veēanta qė ekzistonin nė Kosovė nė momentet e vendosjes sė sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosovės ndodhej kėsaj kohe nėn sundimin politik tė shtetit serb, ndėrsa pushtetin fetar kėtu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejės. Pėr rrjedhojė, likuidimi i sundimit serb dhe dobėsimi i pozitave tė kishės serbe me vendosjen e sundimit osman, u dha rast banorėve tė krahinės qė t’i shpėtonin ndikimit tė kishės sė lartpėrmendur, duke pėrqafuar fenė islame si njė nga mjetet e shprehjes sė dallimit tė tyre etnik nga serbėt.

    Nė trojet shqiptare nė fundin e shek. XVI pėrqindja e islamizimit tė qyteteve kapte shifrėn 49%, ndėrsa ajo e fshatėrave arrinte vetėm nė rreth 17%.

    Duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin pėr braktisje masive tė fesė sė krishterė dhe pėrqafimit tė Islamit edhe nga popullsia fshatare. Gjatė kėsaj kohe fshatra tė tėra kaluan nė fenė islame. Nė mjaft fshatra tė tjera vėrehet rėnie e dukshme nė numrin e shtėpive tė krishtera nga njėra anė, dhe shtim i shtėpive myslimane, nga ana tjetėr. Kėshtu, p.sh., nė vilajetin e Prishtinės numri i shtėpive tė krishtera nė vitin 1688 ishte pakėsuar 49% nė krahasim me vitet 1551-1555, ndėrsa nė vilajetin e Novobėrdės kjo shifėr shkonte deri nė 73%. Vetėm brenda viteve 1620-1624 nė 200 fshatra tė rrethit tė Prizrenit ishin islamizuar 3 000 banorė.



    Kosova pas ndarjes nga Shqipėria
    Me krijimin e mbretėris Serbe teritori i Dardanisė nga kleri i ritit lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e ndikimit tė klerit sllav nė Ballkan dhe krijimit tė mitit tė Kosovės, pjesa mė e madhe e ish-vilajetit tė Kosovės fillon tė quhet Serbia e Vjetėr e mė vonė Kosovo i Metohia ndėrsa teritori i Dardanisė ndahet nė tri njėsi "Banovina" tė Mbretėrisė Jugosllave dhe njė pjesė nė Shqipėri. Gjatė luftrave Ballkanike dhe botėrore bėhen luhatje tė shumta tė kufinjėve dhe emėrtimeve dhe nga to pjesa mė e madhe e ish vilajetit tė Kosovės hynė nė njė federatė laike Serbe si njėsi konstituive e Federatės Jugosllave. Pas kthimit tė klerit nė fuqi nė federaten serbe dhe shkatėrrimit tė Federatės Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe qeveia e Milosheviqit tė cilėt nė ish-Pashallėkun e Beogradit kishin instaluar njė sistem shtetrorė dual (dyfishė: nacional dhe ortodoks mesjetar) nga ku kordinonin veprimet nė teritorin e ish- Federatės Jugosllave.

    Pas ndėrimeve kushtetuese tė dhunshme nė Kuvendin e Kosovės me 28 mars 1989, tė organizuar nga Lidhja Komuniste e Serbisė nė krye me Milosheviqi dhe tė pėrkrahura nga kleri ortodoks, Kosova mbetet nėn juridiksionin e Republikės sė Serbisė, si krahinė e saj, ndėrsa me 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovės shpall Kosovėn, republikė nė kuadėr tė Federatės Jugosllave. Ky vendim nuk u njoh nga organet serbe e as ato federative.

    Nė vitet 1992-1993, Lėvizja Popullore e Kosovės nė mėrgim, vendos krijimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila mori aksione guerile kundėr makinerisė pushtuese serbe derisa doli publikisht me 28 nėntor 1997.

    Me 28 shkurt 1998, pas masakrave nė Likoshan dhe Qirez filloi lufta ēlirimtare. Ajo pėrfundoi nė qershor tė vitit 1999, kur edhe instalohet njė mision i OKB-sė nė Kosovė.

    Ky mision, keqtrajtoi nė mėnyra perfide ish luftėtarėt e UĒK-sė, lejoi krijimin e strukturave paralele serbe nė Kosovė dhe ngulfati Kosovėn ekonomikisht.

    Kėshtu me 17 mars 2004, shpėrtheu revolta popullore kundėr UNMIK-ut, dhe protestuesit i sulmuan disa enklava serbe, duke i dhėnė njė mesazh tė qartė faktorėve ndėrkombėtar se: Nėse nuk zgjidhet statusi i shumicės, pakica nė Kosovė ėshtė e pambrojtur.

    Pasi qė ky mesazh u kuptua shumė qartė, pasoi vizita e misionarit dhe diplomatit tė njohur Kai Aide, i cili rekomandoi fillimin e pėrgaditjeve tė menjėhershme pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Kjo rezultoi me njė proces tė lodhshėm negociator, mes Serbisė, Kosovės dhe OKB-sė, qė rezultoi me propozimin Gjithpėrfshirės tė Ahtisarit.

    Me 17 shkurt 2008, bazuar nė kėtė propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovės qė i jep asaj tė gjitha kompetencat e shtetit, hyn nė fuqi me 15 qershor 2008.

    Pas shpalljes sė pavarsisė qėndrimi i shteteve anėtare tė OKB-sė ėshtė i ndarė. Shumica e shteteve tė ritit lindor me siteme duale nacionalo-fetare si Serbia, disa shtete nacionale qė kanė popullsi tė kombeve etnike tė ndryshme dhe probleme tjera tė brendėshme, hezitojnė tė njohin pavarėsinė e Kosovės.

    Lufta politike e kordinuar pėr pengimin e njohjes sė shtetit tė ri prej sė jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndėrsa nga brenda kėtė e bėnė kleri sllav i pėrēėndruar nė veri tė Kosovės.

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  9. #9
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Artikulli kryesor: Historia e sistemit shtetėror tė Kosovės
    Emri kushtetues: Republika e Kosovės. Kosova ėshtė njė republikė parlamentare, unike dhe e pandashme. Ka 30 komuna, numri i tė cilave brenda dy viteve do tė shtohet, nė bazė tė planeve pėr decentralizim.

    Sistemi shtetėror i Kosovės definohet nga Kushtetuta e Kosovės, e cila hyri nė fuqi me 15 qershor 2008.

    Shefi i Shtetit: Kryetari i Republikės Fatmir Sejdiu LDK qė nga 10 shkurti 2006. Kryetari zgjedhet nga Kuvendi i Kosovės, nė mandat 5 vjeqar.
    Shefi i Qeverisė: Kryeministri Hashim Thaēi PDK qė nga 9 janari 2008. Kryeministri zgjedhet nga Kuvendi i Kosovės, nė mandat 4 vjeqar.
    Kabineti: pėrbėhet nga ministrat e propozuar nga Kryeministri dhe tė votuar nga Kuvendi i Kosovės.
    Legjislativi: Kuvendi njėdhomėsh i pėrbėrė nga 120 deputetė. 100 zgjedhen nga populli me sistem proporcional me lista tė hapura, 10 vende janė tė rezervuara pėr minoritetin serb e 10 vende tė tjera janė tė rezervuara pėr minoritetet e tjera joserbe. Zgjedhjet e fundit janė mbajtur me 17 nėntor 2007. Kuvendi ka mandat 4 vjeqar.
    Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare: PDK 34.3% (37 vende nė Kuvend dhe 17 kryetar komunash), LDK 22.6% (25 vende nė Kuvend dhe 6 kryetar komunash), AKR 12.3% (13 vende nė Kuvend), LDD-PSHDK 10% (11 vende nė Kuvend) dhe AAK 9.6% (10 vende nė Kuvend dhe 3 kryetar komunash)



    Marrėdhėniet e jashtme
    Artikulli kryesor: Historia e marrėdhėnieve tė jashtme tė Kosovės
    Artikulli kryesor: Njohja e Kosovės si shtet i pavarur
    Pas shpalljes se pavarėsisė, marrėdhėniet e jashtme gjenden nė njė proces ndryshimi nė funksion tė kohės. Disa shtete kanė hapur ambasadat e tyre, disa janė nė procesin e zhvillimit tė njohjes sė Republikės sė Kosovės, e disa e kanė kundėrshtuar njohjen e saj. Kosova ka themeluar Ministrinė e Punėve tė Jashtme, nė krye me Skender Hysenin. Nė prag ėshtė themelimi i 10 ambasadave tė para tė Kosovės.


    Ndarja administrative e Kosovės
    Artikulli kryesor: Njėsitė Administrative
    Regjioni i Gjakovės me komunat: Gjakovė, Deēan, Rahovec.
    Regjioni i Gjilanit me komunat: Gjilan, Dardanė, Viti
    Regjioni i Mitrovicės me komunat: Mitrovicė, Vushtrri, Zveqan, Zubin Potok, Leposaviq, Skenderaj
    Regjioni i Pejės me komunat: Pejė, Burim, Klinė
    Regjoni i Prizrenit me komunat Prizren, Sharr, Therrandė, Malishevė
    Regjioni i Prishtinės me komunat: Prishtinė, Kastriot, Fushė Kosovė, Lipjan, Novobėrdė, Besjanė, Drenas
    Regjioni i Ferizajit me komunat Ferizaj, Shtime, Kaēanik, Shtėrpcė
    (Regjion i administruar nga Serbia)
    Rajoni i Preshevės me komunat Preshevė, Bujanoc, Medvegjė.

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  10. #10
    Antar
    Antarėsuar
    Jul 2008
    Vėndndodhja
    Shkup
    Postime
    2,996

    Gabim

    Hena Prej 3,864 Postimeve Shka i Ki..
    Ma Me Vler,Qe Une Po Ti Vlersoj,Jan Qeto Per Historin e Kosoves...
    Sdi Qka Met Than..
    Te Lumt,Te Lumt..

+ Pėrgjigju Temės
Faqja 1 nga 2 1 2 E funditE fundit

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts