+ Pėrgjigju Temės
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5

Tema: Legjenda e Beratit

  1. #1
    Administrator
    Antarėsuar
    Jun 2008
    Vėndndodhja
    http://wWw.Zbavitu.NeT
    Postime
    2,462

    Gabim Legjenda e Beratit

    Mijėra e mijėra vjet mė parė jetonte njė Zanė shumė e bukur. Njė ditė ajo u takua me dy vėllezėr viganė, Tomorin dhe Shpiragun.
    Sikurse ndodh shumė herė ndėr legjenda dhe shpesh nė tė vėrtetė, tė dy vėllezėrit ranė nė dashuri me Zanėn e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat tė dy vėllezėrve dhe kaq thellė u hyri grindja pėr tė, sa qė shpėrtheu lufta vėllavrasėse.
    Tomorri, duke patur njė shpatė tė shkėlqyeshme, i ra vėllait tė vet mė tė vogėl brinjėve, ndėrsa ky i fundit, i armatosur me njė topuz shumė tė rėndė, iu turr me furi duke e goditur sa mundėtė mė fort.
    Zoti, qė shihte ēdo gjė, u trishtua dhe u zėmėrua prej pamjes aq tė dhimbshme, grindjes aq tė pėrgjakshme midis vėllezėrve. Ata duheshin ndėshkuar pėr kėtė mėnxyrė qė shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorėt nė gur dhe i dėnoi tė mbajnė ndėr shekuj nė trup gjurmėt e kėtij luftimi tė tmerrshėm.
    Qė nga ajo kohė e lashtė e deri sot vėllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapėsirat e veta gropa - gropa dhe plasa tė panumėrta. Ndėrsa, vėllait tė vogėl, Shpiragut, kushdo qė kalon nė kėto treva, i sheh brinjėt e coptuara e tė thelluara vija-vija.
    Shkaktarja e kėsaj mėnxyre, ZaNa e bukur hirėplotė, nuk duhej t'i shpėtonte zėmėrimit tė Zotit, ndaj Ai e ktheu nė njė kodrinėzė shkėmbore, mbi tė cilėn njė ditė filluan tė vendosen gurė mbi gurė dhe u ndėrtua njė kėshtjellė e madhe, e bukur, qė qendron edhe sot madhėshtore mbi qytetin e Beratit.
    ZaNa e bukur, qė i donte vėllezėrit, po jo zėmėrimin e tyre tė derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masė.

    Ai lumė, qė tani mban emrin Osum, sipas legjendės, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rrėkeja e lotėve, qė lagu gurė e shkėmb dhe u derdh mes dy vėllezėrve prej Zanės hyjneshė, pėr t'u treguar se dhimbja pėr kėtė fatkeqėsi asnjėherė nuk do t'i shterė lotėt.

  2. #2
    Antar
    Antarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    109

    Gabim

    o qfar tradite kemi ne more te kalpt pa lidheje
    hacker-lumi khg

  3. #3
    V.I.P Avatari i Hėna
    Antarėsuar
    Oct 2008
    Vėndndodhja
    Hapesire With My Inspiration...
    Postime
    5,163

    Gabim

    Shum interesante kjo....por diqka e prekshme.....

    Mė mirė poet pa publik,se sa publik pa poet...

  4. #4
    Antar
    Antarėsuar
    Jul 2008
    Vėndndodhja
    Shkup
    Postime
    2,996

    Gabim

    Shum Shum e Mir,Flm Eliminim:P

  5. #5
    Moderator Avatari i Etnik
    Antarėsuar
    Mar 2009
    Postime
    2,396

    Gabim

    Femrat............edhe vellezerit kan fillu me i prish huaheheauha

+ Pėrgjigju Temės

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts