Në spektaklin "The Best Model of Kosova 2008", i cili u organizua nga O.J.Q. "Qendra rinore", defiluan nga 12 djem dhe vajza, të cilët defiluan përpara një numri të vogël publiku në sallën "1 Tetori". Juria e përbërë nga shtatë anëtarë profesionistë çmimin e tretë ua ka ndarë Kushtrim Zekës dhe Saranda Berjanit, çmimin e dytë e kanë fituar Ardian Kelmendi dhe Arvanita Gashi, ndërsa çmimi i parë u takoi Ibrahim Kelmendit dhe Alberie Pacollit. Modelja më e mirë është zgjedhur në bazë të duartrokitjeve të publikut, pasi që vendi i dytë dhe i pari, pikërisht Arvanita Gashi dhe Alberie Pacolli kishin dalë me pikë të barabarta. Ndërkohë që publiku kishte qenë më i zëshëm për Alberien.
“Është hera e parë që marr pjesë në një sfilatë mode dhe po ndihem shumë mirë që fitova”, është shprehur Ibrahim Kelmendi.
“Ky çmim më jep kurajë që të vazhdoj edhe më tutje të merrem me sfilita të modës”, Alberie Pacolli./Zëri/.
Shikime: 330
Komente (10)

shkruar nga bL3d1, 18 October, 2008
shum mir e keni bo amo shqiponjen e kena mashkell jo femer hhehehehe
shkruar nga besi, 08 November, 2008
o moda juaj o njerz nuk jeni per mode ala ju edhe na krejt....
se kulturen e keni prue ne ks,,ama njerzit ala nuk e kan kryt per ket kultur
se kulturen e keni prue ne ks,,ama njerzit ala nuk e kan kryt per ket kultur
Shto koment




