Nga rrushi i zi nuk bёhen vetëm venat, por ky fryt edhe nёse konsumohet edhe i freskёt ёshtё njё bar i çuditshёm kundër sulmeve nё zemër, ka treguar njё studim i fundit shkencor.
Shkencёtarёt nga Unitersiteti i Madridit, kanё bёrё njё analizё tё atyre pjesëve tё rrushit tё cilat janë mё tё pasur me proteina. Ështё nxjerrë njё ekstrakt i cili përmban proteina dhe antioksidues, pёr ndryshim prej pemëve tjera tё cilat kanё pak proteina dhe vetëm antioksidues.
Shkencёtarёt me ekstraktin e rrushit kanё bёrё njё varg hulumtimesh, nga tё cilat kanё nxjerrё përfundimin se konsumimi i saj e ka ulur presionin e gjakut pёr 5% , kolesterolin pёr 14%, veçanërisht kolesterolin e keq (i njohur si LDL).Shkencёtarёt kёshillojnё se nёse rrushi përfshihet nё ushqimin e pёrditshёm, mund ta zvogëlojё rrezikun pёr sulme nё zemër deri nё 50%. Ekstrakti i rrushit mund tё ndihmojё veçanërisht njerёzit tё cilёt vuajnë nga presioni i lartё i gjakut si dhe niveli i rritur i kolesterolit. /telegrafi/
Shikime: 193
Komente (13)

shkruar nga Arta - From Republic of Kosova, 26 September, 2008
Very good , thank you very much for all the informations.
shkruar nga rida, 26 September, 2008
o ky informacijon eshte shum shum i mire edhe mashum ksi info se jane ne dobi te njerzv respekte
shkruar nga lorik, 01 October, 2008
faleminderit shum per kete infomacion por shpresoj qe te mos jet rren
shkruar nga lini, 02 October, 2008
valla po mos me qen rren ishte shum mir sepse rrushin e zi e han shum
shkruar nga This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , 04 October, 2008
TUNGI JUVE SHUM RESPEKT PER INFO T THEM TE DREJTEN SHUM MINISTRI IKAM PA TU NGREN RRUSH SE MOS PO KAN SULM NE ZEMER TU VJEDH HAAHHAHA KALONI MIR VEQ PERPARA JENI MAT MIRT NAKI PR
Shto koment



