Zbavitu.Com - Portal Shqip, Muzik, Humor, Argetim, Lojra, Humor, Lajme, Video Te gjitha ne nje vend

Wednesday
Jan 07th
Text size
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home Showbiz Muzik Gili: Po i jetoj ditët e mia më të lumtura

Gili: Po i jetoj ditët e mia më të lumtura

GiliAjo gjithmonë vjen me një hit të ri, mjafton të përmendim vetëm disa tituj këngësh: "Prishtina", "Djali nga Kosova", "Ti harrove", "Ditët e fundit", "Edhe pa ty u kënaqa", "Prapë se prapë", "Mysafire nderi" etj., dhe përshtypja e parë që të krijohet është që ta përgëzosh me epitetin Këngëtarja e hiteve.

Ajo është e angazhuar vazhdimisht me projekte të reja dhe është e pranishme nëpër mbrëmje të shumta muzikore ku tërheq fansa të shumtë të cilët shkojnë për t’u kënaqur me muzikën dhe performancën e saj të bukur.

Është e dashur për fansat, ndërsa karriera e saj në skenën shqiptare është një ëndërr për shumë këngëtarë të rinj.


 Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Gili, flet për Zbavitu.Com

Zbavitu: Secila këngë e juaja shndërrohet në hit. Si arrini që pas gjithë këtyre viteve çdo herë që vini me një këngë të re, fitoni rishtas zemrat e fansave?

Gili: Është një punë në kontinuitet që kërkon koncentrim dhe hulumtim të vazhdueshëm. Ilir Berani është autor i te gjitha këngëve dhe teksteve te mija dhe ai vazhdimisht e pasuron grupin e bashkëpunëtoreve në mënyre që projekti të dal sa më profesional. Është edhe një dashuri mes këngëve te mija dhe publikut qe ka filluar vite me pare dhe ata thjeshte i mirëpresin risitë dhe shpresojnë që sërish të gjejnë strehë në këngët e mia. Më gëzon edhe numri gjithnjë e më i madh i adhuruesve të rinj të cilët më kanë dëgjuar qysh si fëmije me “Xixëllonjën” apo “Djali nga Kosova”.

 

 

Zbavitu: Nëpër forumet shqiptare shkruhen vetëm fjalë të bukura për ju. Jeni e pranishme nëpër mbrëmje të ndryshme argëtuese, pasioni për muzikën mbetet i njëjtë? Si komunikoni me publikun?

Gili: Nuk kam shume besim tek forumet sepse shume njerëz të ligë hyjnë me qellim që të shpifin për këngëtarët gjera nga me te neveritshmet. Edhe pse kryesisht shkruhet mire për mua kjo nuk me gëzon kur në të njëjtat forume lexoj edhe të pavërteta për kolegët e mi. Unë jam përcaktuar të punoj me ndershmëri dhe nuk i dua skandalet. Prezantoj gruan dhe nenën moderne shqiptare e cila jeton nga puna vetanake pa u lidhur me njerëz apo grupe te komprometuara moralisht apo edhe juridikisht. Ndaj edhe publiku im janë familjaret që për fat të keq janë renduar shume ekonomikisht në këtë shtetin tonë të varfër dhe jo gjithmonë kanë mundësi të vijnë në mbrëmjet e mia rinore por më përkrahin vazhdimisht në rrugë nëpër festivale apo kur votojnë dhe klikojnë këngët e mia. Në mbrëmje më tepër vijnë të rinjtë që sidomos i kërkojnë baladat e mia të dashurisë që janë nga më të pëlqyerat.

 

Gili

 

Zbavitu: Si është Gili jashtë angazhimeve profesionale? A gjeni kohë të lirë për gjërat e tjera?

Gili: Më janë dashur vite e vite të krijoj një sistem të punës që do të më jap më tepër kohë për familjen time. Tani jam më shumë pranë fëmijëve dhe po i jetoj ndoshta edhe ditët më të lumtura te miat. Për ketë kam punuar shumë. Asnjëherë nuk i preokupoj me problemet e shumta që i ka profesioni im. Ata marrin vetëm pjesët më të mira që i sjell kënga ime.

Zbavitu: Jeta në çift! Si e mbroni dhe si e ripërtërini dashurinë?

Gili: Jemi një çift që synojmë të mbetemi të drejtë në një kohë të mashtrimeve. Për fat të keq po i jetojmë vitet e një shthurje shoqërore që unë për vete nuk i mbaj mend. Droga alkooli e prostitucioni kanë zëne vend edhe në estradë dhe në një klime të tillë është shumë vështire të punosh me dike që është dhe propagon të kundërtën e asaj që jam unë. Por ne jemi te vendosur që për hir të fëmijëve dhe të rinjve qe duan te marrin shembull nga ne të qëndrojmë deri ne fund duke i dhëne shembull atyre që duan te na bashkëngjiten në ruajtjen e moralit që për shqiptaret ka qenë i shenjtë prej shekujsh.

 

Gili

 

Zbavitu: Cilat janë raportet tuaja me këngëtarët tjerë dhe kë e veçoni nga gjenerata e re? Ose a e gjeni veten te ndonjëra nga këngëtaret e reja?

Gili: Nuk mund ta gjej veten tek këngëtaret e reja sepse atyre për dallim nga gjenerata ime nuk iu jepet mundësia për koncerte solistike, për festivale të mëdha e për turne koncertale neper diaspore. Unë gjithë karrierën time kam kënduar vetëm këngët e mia. Nuk kam pasur nevoje të këndoj neper dasma e kafene. Mbrëmjet rinore imponojnë sot një muzike tjetër dhe shume pak nga arti qe mban ne vete mund ta shprehesh sot. Pres nga këngëtaret e reja një koncert te mire solistik me program vetanak. E veçoj Genta Ismailin për energjinë e re qe ka sjellë.

Gili

Zbavitu: Keni marrë pjesë në disa festivale ku nuk kanë munguar çmimet kryesore. Do të vazhdoni të jeni konkurruese edhe në të ardhmen?

Gili: Më me qejf shkoj në një festival se në një mbrëmje rinore .Por festivalet janë të pakta dhe jo te gjitha e meritojnë pjesëmarrjen. Sa here do të kem kënge te mire do të marr pjesë në festival. Pjesëmarrja e fundit ishte ajo në Kënga Magjike me këngën “Mysafire nderi”.

Zbavitu: Përveç Ilirit, burrit tuaj, me kë bashkëpunoni për realizimin e këngëve?

Gili: Iliri ka një grup të gjerë bashkëpunëtoresh nga më të mirët e të gjitha trojeve. Ai e bën përzgjedhjen dhe gjithmonë është treguar i suksesshëm.

 

Gili

 

Zbavitu: Industria muzikore në kohën moderne ka marrë një hov të madh, sidomos në realizimin e klipeve, por edhe incizimet janë më të mira falë teknikës më të përsosur. A mendoni se muzika që krijohet tash është më e mirë se ajo, të themi para njëzet vitesh?

Gili: Teknikisht po. Emocioni ndërkaq vjen nga shpirti dhe ai nuk e njeh kriterin e kohës dhe hapësirës. Edhe sot ka shumë këngë të bukura sikurse edhe ato qe u krijuan dekada me parë.

Zbavitu: Presim që të na madhëroni me këngë të bukura. Cilat janë projektet e një të ardhmeje më të afërt?

Gili: Do të bëj një duet që do të jetë befasi për të gjithë nuk e them as emrin e as kohen. Deri atëherë dëgjoni këngët nga albumi i fundit "20 vjet ne diaspore".

 

Shikime: 501
Komente (28)Add Comment
...
shkruar nga ff, 31 October, 2008
o gili si kukell je a
...
shkruar nga iiiiiiiiiiiiiii, 31 October, 2008
shum najs je a
...
shkruar nga nga skkenderbeu, 31 October, 2008
valla vemna ma e mir je veq do jan ma te mira se ti veq mus u ishno tungi mpuq
...
shkruar nga struganja, 31 October, 2008
gili pse nuk na vjen ne strug hic valla nuk na ke ardh
cao
...
shkruar nga era, 01 November, 2008
je shum e mir je ylll



















...
shkruar nga dashurija, 01 November, 2008
valla je shum e bukura veq vazhdo suksese puq gili
...
shkruar nga dona, 02 November, 2008
shum shum mir smilies/wink.gif
...
shkruar nga arlind musa, 02 November, 2008
gii je shumm goodd urime
...
shkruar nga helo, 02 November, 2008
si po ja kalon tung kalo mirr
...
shkruar nga BERISHA This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it DHE 044-970-731, 02 November, 2008
GILI JE MA E MIRA NE KOSOV PER MU VEQ SHKO PERPARA TE UROJ QDO TE MIR NE JET TY DHE FAMILJES TENDE
...
shkruar nga Belinaaa, 03 November, 2008
GiLi shuum je e miir veq vzhdoo tii kshtuuu Ciaooo I
...
shkruar nga bali, 03 November, 2008
veq Zoti qe ka dit e te ka fal o Gili bukuroshe vetem perpara si gjithnje
...
shkruar nga ....., 05 November, 2008
je shum e bukur gili
...
shkruar nga rokki nga tetova, 05 November, 2008
gili je shum e mire te kisha lyp per nuse edhe pse je me e plak hahahhahaha
...
shkruar nga vildane, 06 November, 2008
vildanja nga mitrovica te pershendet shum je,shum e bukur ehe e ke nje ze shum te ambel veq vazhdon te ndegjoj regullisht veq perpara se ma e mira je kalo mire
...
shkruar nga BARDHA, 07 November, 2008
Perfekt je ska me tyh qao mpuq smilies/wink.gif smilies/grin.gif
...
shkruar nga the best girl, 07 November, 2008
coutinue with this work yuo are the best
...
shkruar nga genta e bukur jam, 08 November, 2008
hej gili te dua shummmmmmmmmmmmmmmm
...
shkruar nga struga, 12 November, 2008
super femer
...
shkruar nga nesa , 15 November, 2008
gili tre pershendes shum edhe muj me te thon veq vazhdo se je nje kengetare shum e mir qa klm
...
shkruar nga nora , 15 November, 2008
je ma e mira veq vashdoooooooo mpuq qao klm
...
shkruar nga nora , 15 November, 2008
me pelqen Gili se met vertete je kengetare e mire edhe veq vashdo keshtu.Tung klm
...
shkruar nga lati, 16 November, 2008
smilies/smiley.gifpershendes me zemer je e bukur shum
...
shkruar nga shkupjanja, 21 November, 2008
hej gili caric je a veq knaqu
...
shkruar nga vlora , 21 December, 2008
je si loqk smilies/wink.gif
...
shkruar nga AmIrE, 28 December, 2008
Gili shum e bukur je veq suksese ne te ardhmen te deshiroj nje trup me shendet ne shtepi ahrmoni dhe lumturi em burrin tuaj pa kufijjjjjjjjjjj] smilies/kiss.gif
...
shkruar nga ardijani, 01 January, 2009
sum seksi je veq vazhdo smilies/grin.gif smilies/smiley.gif smilies/wink.gif smilies/angry.gif smilies/shocked.gif smilies/cool.gif smilies/tongue.gif smilies/kiss.gif smilies/cry.gif
...
shkruar nga Puli , 01 January, 2009
Gili pse ti edhe gruja e sabri fejzullahut jini munu me ja ngjit fjalen mihries se ka pas pune me sinanin. po me sinanin veq ti ke knu dueta, elizabeta ka kalu me ta edhe naj qyqe rremi e ju prej xhelozie kini ba thash e theme marre me t ardh se ti shan pa ndal Adelinnen , Mihrijen dhe Leonoren

Shto koment
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
smile
wink
laugh
grin
angry
sad
shocked
cool
tongue
kiss
cry
zvoglo | zmadho

busy
 

Foto Lajm

Miss Kosova, Zana Krasniqi dhe Miss Serbia, Bojana Boric, pozojnë së bashku gjatë një interviste për agjencinë Associated Press, në Nha Trang të Vietnamit. Krasniqi dhe Boric do të jenë pjesë e garës së 57-të me radhë të bukurisë, Miss Universe, që do të mbahet në Nha Trang të Vietnamit, më 14 korrik.
Miss Kosova, Zana Krasniqi dhe Miss Serbia, Bojana Boric, pozojnë së bashku gjatë një interviste për agjencinë Associated Press, në Nha Trang të Vietnamit. Krasniqi dhe Boric do të jenë pjesë e garës së 57-të me radhë të bukurisë, Miss Universe, që do të mbahet në Nha Trang të Vietnamit, më 14 korrik.

Reklama

 

Mihrie Braha, seksi dhe pa Breg

Ajo ka interpretuar kenge nga repertori i saj, dhe eshte pelqyer pasi dihet qe kengetaret ...

 

Zbulohet i dashuri i Rozana Radit

Rozana Radi ka bërë bumin e rradhës me këngën “Fly” jo vetëm se kënga ishte shu...

 

Tuna E vërteta e ndarjes sime nga Merti Asllani

Arsyeja pse mori fund lidhja e bujshme e këngëtares maqedonase Altuna Sejdiu me Mertin, ...

 

Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme në Ulqin

Pas përflitjeve për një zhdukje të dytë të Adelina Ismajlit nga skena dhe kënga, nj...

 

Blero: E kaloj jetën në trend

Këngëtari Blero vazhdon të jetë një nga këngëtarët e shumëkërkuar në skenën mu...

Who's Online

We have 33 guests online

E-mail Falas 5GB + MSN @zbavitu.com